“Kujdes nga virusi”, apeli i Thaçit për qytetarët e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Hashim Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për më tepër kujdes në mbrojtjen e tyre kundër koronavirusit, në kohën kur vendi po përballet me një rritje të rasteve me përfundim fatal si pasojë e infeksionit vdekjeprurës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe mbajtja e distancës fizike nuk është e lehtë, por është e rëndësishme që të tregohemi të përgjegjshëm, duke i respektuar masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Sot, qytetari e përgjegjshme është ajo që njëri-tjetrit t’ia shprehim edhe dashurinë e respektin nga largësia. Sot, patriotizëm është që t’i ruajmë heronjtë tanë, gjithë personelin mjekësor që është në vijën e parë të frontit, duke e luftuar këtë pandemi. Sa më të kujdesshëm që tregohemi tani, aq më shpejt do të mund t’i rikthehemi normalitetit. Kujdesuni për veten dhe të tjerët”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, 15 persona kanë vdekur e 218 raste të reja me COVID-19 në Kosovë janë regjistruar sot. Numri total i të vdekurve ka shkuar gjithsej në 284.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.346, ndërsa janë aktive edhe 3.862 raste.

Postimi i plotë:

Ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe mbajtja e distancës fizike nga njerëzit e dashur, nga familja dhe shoqëria, nga vendet e punës, me masat e ndërmarra parandaluese, nuk ka qenë i lehtë për asnjë prej nesh. Kjo është kohë e rëndë për të gjithë!Por, sot është tejet e rëndësishme që të tregohemi të durueshëm dhe të përgjegjshëm, duke i respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet që vijnë nga IKSHPK, OBSH dhe institucionet përgjegjëse.Sot, qytetari e përgjegjshme është ajo që njëri-tjetrit t’ia shprehim edhe dashurinë e respektin nga largësia.Sot, patriotizëm është që t’i ruajmë heronjtë tanë, gjithë personelin mjekësor që është në vijën e parë të frontit, duke e luftuar këtë pandemi.Sa më të kujdesshëm që tregohemi tani, aq më shpejt do të mund t’i rikthehemi normalitetit.Kujdesuni për veten dhe të tjerët! HTH

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV