Një video prekëse po bën xhiro në rrjetin social. Një baba që përleshet me policinë pasi mjekët i kishin vënë në dijeni për vajzën që ishte në gjendje kritike për jetën se do t’i hiqnin tubin.
Mjekët u kanë thënë 2 prindërve të vajzës 6 vjeçare se për të nuk mund të bëhet më asgjë prandaj duhet ti heqin tubin e intubimit. Por, prindërit e vogëlushes të cilët janë mjekë me profesion, duke shpresuar se ajo do rikthehet në jetë, kanë kundërshtuar spitalin, dhe u kanë rekomanduar të ndjekin një tjetër metodë për ta shëruar.
Pas kundërshtisë me to, spitali ka thirrur policinë të cilët i kanë nxjerrë prindërit zvarrë jashtë dhomës së vajzës.
Rashid Abbasi, babai i vajzës nuk pranoi të largohej dhe vazhdonte të mbante dorën e vajzës së tij.
Pas disa minutash bisede, oficerët e larguan me forcë, duke e tërhequr zvarrë nga shtrati i së bijës.
Abbasi është parë duke rezistuar para se të rrëzohej në dysheme, duke bërtitur se kishte dhimbje në gjoks dhe kishte nevojë për mjekimin e tij.
Vajza gjashtë vjeçare e çiftit Zainab vuante nga problemet e frymëmarrjes dhe kishte një sëmundje të rrallë gjenetike e quajtur sindromi Niemann-Pick.
“Sapo na është thënë rreth gjysmë ore më parë se ata do të nxjerrin tubin dhe se vajza jonë do të vdesë,” u tha Aliva, e ëma, oficerëve të policisë.
A video emerged of a British doctor being dragged away by police from his dying daughter’s bedside after hospital staff said they had decided to remove her life-support. pic.twitter.com/lWFJUUfR7R
— Al Jazeera English (@AJEnglish) August 5, 2020
Bo.Ba/fjala.al