Pandemia/Meta thirrje Qeverisë: Shto buxhetin e sektorit të shëndetësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa situata e COVID-19 vazhdon të jetë kritike në vendin tonë, një reagim ka ardhur nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Kreu i Shtetit i bën thirrjen qeverisë për të shtuar buxhetin e sektorit të shëndetësisë, dhe marrjen pa vonesa të të gjitha masave për shtimin e ambienteve të terapisë intensive, për më shumë pajisje dhe gjithçkaje të domosdoshme që duhet për trajtimin e të prekurve.

Gjithashtu iu bën apel dhe qytetarëve që të jenë të ndërgjegjshëm në zbatimin e udhëzimeve publike

Reagimi i Metës:

Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera të gjitha familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre, si dhe duke ju uruar shërim sa më të shpejtë të gjithë qytetarëve të prekur nga COVID-19, shpreh solidaritetin tim të plotë me ta dhe të afërmit e tyre, si edhe me të gjithë personelin mjekësor, që është duke u shërbyer me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, të cilët i falenderoj me mirënjohje për sakrificat dhe devocionin e jashtëzakonshëm që po dëshmojnë prej muajsh.

Vlerësoj angazhimin dhe masat e marra deri tani nga institucionet përgjegjëse shtetërore kundër përhapjes së kësaj pandemie të rrezikshme, por ritmet tepër shqetësuese nga dita në ditë të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur dhe numrit të viktimave, shtrojnë nevojën jetike të angazhimit të të gjitha strukturave shtetërore me forca tepër të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, veçanërisht me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë dhe të higjienës, qofshin jashtë shërbimit aktiv, si dhe mobilizimin e një numri më të madh të reanimatorëve dhe personelit infermier në ndihmë të tyre.

Përsëris me forcë thirrjen drejtuar qeverisë për të shtuar buxhetin e sektorit të shëndetësisë, dhe marrjen pa vonesa të të gjitha masave për shtimin e ambienteve të terapisë intensive, për më shumë pajisje dhe gjithçkaje të domosdoshme që duhet për trajtimin e të prekurve.

Lexo edhe :  Meta "zbut zemrën"/ Merrini florinjtë dhe fabrikat e mia, shpërndajuani shqiptarëve!

ASGJË TJETËR NUK ËSHTË MË E RËNDËSISHME SE JETA E QYTETARËVE!

Çdo qytetar duhet të jetë i ndërgjegjshëm në zbatimin e udhëzimeve publike, për mbajtjen e maskave, respektimin e distancimit fizik dhe higjienë maksimale, pasi nënvleftësimi më i vogël, jo vetëm rrezikon shëndetin dhe jetën e tij, por edhe të fëmijëve, të prindërve, të gjyshërve, të fqinjëve dhe të miqve të tij.

Është tepër e rëndësishme, veçanërisht në kushtet kur ndodhemi në pikun e sezonit turistik, të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal.

Vetëm në këtë mënyrë dhe falë një solidariteti mbarëkombëtar do t’ia dalim për të tejkaluar me pasoja sa më të lehta këtë pandemi të rrezikshme duke mos lejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të përhapjes së saj.

SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ??

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Kamionë dhe makina të përfshira/ Aksident masiv te Kthesa e Rinasit, çfarë ka ndodhur

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme tek Kthesa e Rinasit. Në aksident janë përfshirë disa makina dhe kamionë. Nuk...

Parkim publik me energji diellore në Durrës, Rama ndjek nga afër punimet

Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të sezonit turistik, kur Durrësi po...

Zbulohen 3 mysafirët specialë që do të hyjnë sonte në Big Brother VIP

Sonte në Big Brother VIP Albania do të ketë mysafirë. Me rastin e 100 ditëve të nisjes së edicionit të tretë të BBVA, në...

Protesta e dhunshme para Bashkisë Tiranë/ Reagon BE-ja dhe SHBA-ja

Me anë të një reagimi në X, prezenca e Bashkimit Europian në Shqipëri ka dënuar dhunën gjatë protestës së Rithemelimit para bashkisë Tiranë ditën...

Video/ Nuk ndalet Egla, bën veprimin e pazakontë ndaj banorëve, ja si reaguan ata

Marrëdhënia e Eglës me banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother Vip” nuk ka qenë fort e mirë që në fillim, dhe duket...

Lajme të tjera

Web TV