Planet për sjelljen e kampioneve nga Marsi në Tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë verë tre misione u nisën drejt planetit Mars. Pas Arabisë Saudite dhe Kinës, misioni nga NASA ka në plan të përdorë mjetin robotik eksplorues “Perserverance” për kërkime për gjurmë jete. Anija hapësinore do të udhëtojë afro 500 milion kilometra për të arritur në Mars pas shtatë muajsh.

Pasi të ketë zbritur në sipërfaqen e Marsit, mjeti robotik Perservance do të gjurmojë për prova jete mikroskopike në të kaluarën në një shtrat të lashtë liqeni dhe të mbledhë mostra të vyeshme për transportim në të ardhmen. NASA po bashkëpunon me Agjencinë

Evropiane të Hapësirës për të kthyer në Tokë kampionet rreth vitit 2031. Kjo përpjekje e rrallë do të përfshijë lëshime të shumta dhe anije kozmike që do të kushtojnë më shumë se 8 miliardë dollarë. Kenneth Farley është shkencëtar me projektin në fjalë. Ai thotë se është e vështirë të konfirmohet jeta në një planet tjetër përmes instrumenteve që dërgohen me anijet hapësinore.

“Një prej detyrave të mjetit robotik është mbledhja e kampioneve që mund të sillen në Tokë në të ardhmen dhe të analizohen në laboratorët që kemi, nga ku mund të marrim përgjigje përfundimtare nëse jeta egziston diku tjetër.”

Shtetet e Bashkuara mbeten i vetmi vend që ka ulur mjete hapësinore në planetin Mars. Nëse gjithçka shkon siç duhet shkurtin që vjen, roveri Perseverance do të bëhet mjeti i nëntë amerikan që operon në sipërfaqen marsiane.

Mjeti robotik do të shpojë shkëmbinjtë ku ka të ngjarë të ketë shenja të jetës antike dhe të grumbullojë kampionet e marra në pritje të një roveri të ri.

Mjeti robotik është i pajisur me dyzet e tre tuba kampionesh, të pastruara dhe dizinfektura mirë për të hequr mikrobet tokësore. Çdo tub mban 15 gram mostra. Synimi është mbledhja e një gjysëm kilje mostrash për analizim në Tokë. Shkencëtarja me projektin, Bethany Ehlmann, thotë se mostrat kanë madhësinë e një shkumsi.

“Ne mund të bëjmë disa analiza shkencore në Mars, por është e pakrahasueshme me aftësië e analizave që mund të bëjmë në laboratorët që kemi në Tokë.”

Disa vite më vonë, një rover tjetër i ndërtuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës do të zbarkojë në Mars dhe do të ngarkojë mostrat e bashkuara në një mjet që do të ngjitet në orbitë.

Lexo edhe :  Shenjat e horoskopit që do të dashurohen këtë pranverë

Nëse gjërat shkojnë mirë, anija hapësinore e Agjencisë Evropiane të Hapësirës mund të fillojë udhëtimin drejt planetit të kuq në vitin 2026 dhe do të zbarkojë në vitin 2028 dhe do të ndihmojë në transportimin e kampioneve në Tokë nga viti 2031. Scott Hubbard ka drejtuar në të kaluarën Qendrën Hulumtuese Ames të NASA-s.

“Nëse arrin të sjellësh kampione në Tokë, ato mund të analizohen nga çdo laborator apo instrument i njohur, në vend të një grushti shkencëtarësh kryesorë. Pra kampionet mund të studiohen nga dhjetëra ose qindra shkencëtarë.”

Firma Airbus i është bashkuar misionit të përbashkët NASA/Agjencia Evropiane e Hapësirës, për fazën tjetër të studimit. Sistemet e inteligjencës artificiale do të jenë thelbësore për sjelljen e kampioneve në Tokë. Si rezultat i vonesës së komunikimit mes Tokës dhe Marsit, roveri ose mjeti robotik do të kryejë shumicën e detyrave në mënyrë autonome.

Inxhineri me firmën Airbus, Adam Camilletti, thotë se roveri do të duhet të zbulojë vetë kampionet që duhet të kapë dhe të përdorë krahun robotik në mënyrë autonome dhe pastaj të transportojë ngarkesën tek mjeti që do të ngjitet në orbitë.

“Si rezultat i distancës mes Tokës dhe Marsit dhe kompleksitetit të komunikimit me roverin, mjeti robotik do të duhet të veprojë në mënyrë të pavarur.”

Perseverance është misioni më ambicioz deri më sot i NASA-s në Mars me një kosto prej 3 miliard dollarë. Roveri me gjashtë rrota dhe madhësinë e një veture do të gjurmojë shkëmbinjtë marsianë në kërkim të shenjave të jetës. Scott McLennan, profesor me Universitetin Stony Brook, thekson rëndësinë e sjelljes së kampioneve marsiane në Tokë.

“Kur sjell një mostër në Tokë, siç kemi vënë re nga kampionet hënore, ato janë dhurata që vazhdojnë të na befasojnë.”

Shkencëtarët duan të dinë se si ishte Marsi disa miliarda vite më parë, kur mendohet se në të rridhnin lumenjë, kishte liqene dhe oqeane që mund të kenë lejuar organizma të thjeshtë të lulëzonin para se planeti të tjetërsohej në gjendjen që është sot./VOA

Të fundit

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Lajme të tjera

Web TV