Vasili: Rama do t’iu rrëmbejë pushtetin qarqeve, do ndajë Shqipërinë në katër vilajete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një deklarate për mediat deklaroi se Edi Rama do që të ndajë Shqipërinë në 4 vilajete.

Sipas Vasilit,  ka shpartalluar cdo pushtet lokal dhe tashmë gjithcka varet nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në Tiranë.

“Edi Rama ka vendosur të ndajë Shqipërinë në 4 vilajete. Qeveria ka pushtuar pushtetin lokal. Rajonet i rrëmbejnë kompetencat qarqeve. Iu rrëmbëhet pushteti bashkive dhe qarqeve. Kufijtë e tyre nuk ndryshohen pa pyetur popullatën thuhej në ligj, ndërsa e ndryshoi atë me 69 vota, duke rrëmbyer kompetencat e pushtetit lokal. Projekti është i mjerë dhe i turpshëm. Edi Rama ka thyer ligjet.

Pushtuesit e pushtetit lokal janë një ushtri në shpartallim në ikje e mendojnë që të marrin cfarë të marrin me vete. Nxitimi i “pushtuesve” është shumë i madh. Pushteti lokal është zero, pasi gjithcka është në duar të kryeministrit. Kemi ca përfaqësues kukulla të pushtetit lokal, sepse kompetencat në ato detyra janë zero. Këto ndodhin, vetëm që të grumbullojnë milionat në duart e tyre. Të gjithë ata që votojnë këto ligje, do të përgjigjen për këto faje të rënda ndaj vendit. Është vepruar kundër interesave të popullit”, tha Vasili./Fjala.al/Ke.Ba

Të fundit

Nacionalizmi si epsh parazgjedhor

Nga Ornela Çuçi  Kur Albert Einstein thoshte: "Nationalism is an infantile disease. It is the measles of mankind”, pra “Nacionalizmi...

E ardhmja e Turizmit Shqiptar? Apo kërcënimi me zhdukje?

Nga Auron Tare Zhvillime të tilla në Jugun e Shqipërisë po krijojnë një model të dëmshëm për të ardhmen e turizmit duke fshirë një nga...

Gjyshërit i rrëmbejnë djalin/ Nusja tregon detajet: Duan ta zgjidhin me kanun, jo me ligj

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kënetë të Durrësit. Një nënën e re me origjinë nga Hasi akuzon ish-vjehrrit se i kanë rrëmbyer...

Vrasja në Pejë/ Çifti prindër të tre fëmijëve, detaje nga ngjarja e rëndë

Edmond Lajçi, është arrestuar nga policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri. Sipas informacioneve të deritanishme, ngjarja ka...

“Si e kanë bërë pasurinë?”/ Ngjela shpërthen në akuza ndaj Kryemadhit dhe Ilir Metës

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Breaking”, tha për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, se duhet të deklarojnë sa para kanë pasur para se...

Lajme të tjera

Web TV