Mos fajësoni fatin për tragjedinë e dhimbshme në Bejrut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga  Frida Ghitis 

Ndonjëherë,  fati përpiqet të sfidojë jetën tonë duke shkaktuar mizori. Kur qielli në Beirut shpërtheu të martën, duke u ndjerë edhe në Qipro, 150 milje larg në Mesdhe,  duke shkatërruar një qytet që njihej si Parisi i Lindjes së Mesme, pikërisht në atë moment mizoria nuk kurseu asgjë.

Por tragjedia  që ndodhi në Liban nuk është rezultat i veprimeve të rastësishme të fatit.

Qeveria e Libanit ka deklaruar se shkak i shpërthimit ishte një sasi e madhe nitrat amoni. Deri më tani raportohen të paktën 135 viktima, duke lënë të  plagosur më shumë se 5,000 dhe duke shkatërruar portin e kryeqytetit, i cili kryente  shumicën e importeve  që i nevojiteshin Libanit – përfshirë ushqimin . Rreth 300,000  janë të pastrehë. Kryeministri ka premtuar një hetim të plotë rreth tragjedisë.

Populli libanez ka vuajtur prej kohësh si pasojë e veprimeve dhe sjelljeve të individëve të korruptuar, të paaftë;  politikanëve të uritur nga pushteti, biznesmenëve dhe aktorëve gjeopolitikë që kanë vepruar gjithmonë në kurriz të vendit.

Duket sikur çdo gjë shkon keq në Liban. Shpërthimi erdhi në mes të një kolapsi  ekonomik dhe një pandemie globale , me fraksione politike duke luftuar me njëri-tjetrin pas protestave gjithnjë e në rritje  kundër qeverisjes së gabuar. (Si një personalitet i spikatur i TV, Antoine El Haxhi, tha “klasa e mesme është bërë e varfër dhe të varfëritë po vuajnë për kushte themelore të jetesës.”)

Nuk ishte për t’u habitur që shpërthimi ndezi një stuhi spekulimesh dhe dyshimesh. Të njëjtën gjë bëri edhe presidenti Donald Trump i cili e quajti shpërthimin një “sulm të tmerrshëm” dhe të organizuar. Trump pretendoi se ai e kishte dëgjuar  nga “gjeneralët e mëdhenj”, por zyrtarët e mbrojtjes thanë për CNN që ata nuk e dinin se për çfarë po fliste Trump.

Megjithatë, libanezët nuk kanë kërkuar ndihmën e tij për të zbuluar shkakun e shpërthimit. A ishte ndonjë nga ata që kanë konflikte me Libanin, të dyshuarit kryesore?

Lufta civile 15-vjeçare që përfundoi në 1990, tregoi se kush ishte Libani dhe la skicat e  një konflikti  politik.

Çfarë e shkaktoi saktësisht shpërthimin? Imazhet e shpërthimit për disa ishin “pa dyshim një bombë atomike” – megjithëse ekspertët deklaruan menjëherë se shpërthimet e të gjitha llojeve krijojnë re në formën e  kërpudhave, dhe se shpërthimi nuk ishte një armë bërthamore.

Lexo edhe :  OKB: Sëmundjet po përhapen në Gaza për shkak të mungesës së ujit të pastër

Autoritetet libaneze fillimisht hodhën supozimet se shkak i shpërthimit ishin fishekzjarrët e ruajtura në port. Por fishekzjarrët  nuk mund të krijonin një shpërthim të asaj madhësie.

Atëherë filloi hetimi i vërtetë për të zbuluar shkakun e vërtetë.

Në port ishte ruajtur një sasi nitrat amoni, përzierje jashtëzakonisht eksplozive e përdorur në sulmin e vitit 1995 në Oklahoma, i cilësuar si sulmi më i keq terrorist në historinë e SHBA. Porti i Bejrutit mbante 2.750 tonë nitrat amoni pavarësisht se  kreu i doganave libaneze tha se ai kishte dërguar gjashtë dokumente në gjykatë  duke paralajmëruar për rrezikun dhe  duke kërkuar zhvendosjen e eksplozivëve.

Nëse kjo është ajo çfarë ndodhi, nuk ishte terrorizëm apo gjeopolitikë, ishte paaftësi dhe neglizhencë. Por vlen të përmendet fakti se paaftësia dhe korrupsioni në Liban janë forcuar pjesërisht nga ndërhyrja e fuqive të tjera. Sistemi qeverisës i vendit e ndan pushtetin mes grupeve të sektit, midis sunitëve, shitëve dhe të krishterëve. Shpesh të përkrahur nga të huajt, politikanët shpesh i shohin pozicionet e tyre si një mënyrë për tu pasuruar më shumë sesa të punojnë për Libanin, duke krijuar kushte të paqëndrueshme në një vend të brishtë, shkruan Abc.

Presidenti dhe Kryeministri i Libanit po reflektojnë mbi gjithçka çfarë ndodhi, mes zemërimit që i ka kapluar për shkatërrimin e një qyteti që dikur ishte madhështor. Kryeministri Hassan Diab u zotua , “Unë nuk do të pushoj derisa t’i gjejmë ata që janë përgjegjës për atë që ndodhi, ata do të mbajnë përgjegjësi dhe do të marrin dënim maksimal. Presidenti Michel Aoun premtoi , “dënimin më të rëndë”.

Libani ka nevojë për ndihmë urgjente, por edhe ndihma nga jashtë do të jetë jashtëzakonisht e komplikuar duke pasur parasysh problemet  politike që po fundosin vendin. Nuk është fati  ai që shkaktoi tragjedinë e Libanit. Ndoshta zemërimi i përbashkët për këtë ngjarje mund t’i shtyjë Libanezët të largojnë të paaftët, të pangopurit, funksionarët, politikanët dhe lojtarët e jashtëm, të cilët kanë shkatërruar vendin e tyre dhe kanë krijuar kushte për tragjedinë e pafundme të popullit libanez.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Meghan Markle lançon produktin e parë nga brandi i saj i ri

Dukesha e Sussex Meghan Markle ka lançuar produktin e parë nga biznesi i saj i ri ‘American Riviera Orchard’,...

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Shkon në 20 numri i viktimave

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë shkaktuar 20 viktima, raporton BBC. Përmbytjet bënë që të ndërpriten fluturimet në aeroportin e dytë më të ngarkuar...

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Për shkak të fluturimeve të pakëndshme dhe të shtrenjta në distanca të gjata në Maldive, britanikët po shfaqin më shumë hezitim për të udhëtuar. Harrojini...

VIDEO/ Rama publikon pamjet, ja si duket spitali i Mirditës pas rikonstruksionit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i spitalit të Mirditës. Spitali i është nënshtruar një rikonstruksioni jo vetëm në fasadën e jashtme,...

Pse disa shtete po vendosin ligjin për të mos iu përgjigjur shefave pas orarit të punës

Quhet “e drejta për t’u shkëputur” dhe tashmë ka disa shtete që kanë të miratuar një ligj që të lejon të mos u përgjigjesh...

Lajme të tjera

Web TV