Pacienti vdiq nga virusi, infermieri shqiptar i vjedh kartën e bankomatit e i boshatis llogarinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një infermier shqiptar është kapur në flagrancë në Itali gjatë vjedhjes së një pacienti që kishte vdekur nga koronavirusi.

Sipas mediave italiane, infermieri 41-vjeçar me banim në Boltiere i vodhi kartën e bankomatit një 66-vjeçari të prekur nga Covid-19, duke ia zbrazur më pas të gjithë llogarinë.

Nga përllogaritjet e autoriteteve italiane ndodhi në 13 mars, dhe shqiptari arriti të marrë plot 6,000 euro nga llogaria e të ndjerit.

Mësohet se në pranga është vënë edhe e fejuara e infermierit shqiptar, një 21-vjeçare. Gjendja e pacientit me koronavirus u rëndua në 16 mars, ndërsa në 18 prill ai ndërroi jetë.

Ishin familjarët e viktimës ata që vunë re mungesën e parave dhe denoncuan në rajonin policor Romano di Lombardia (Bergamo).

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV