“Kjo nuk më bën më pak femër”, Rozana Radi revoltohet pas kritikave për kilet e tepërta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rozana Radi, gjatë ditëve të pushimeve, ndoshta edhe nga qëndrimi në karantinë, pranon se ka shtuar disa kilogramë. Por ajo që e ka shqetësuar më shumë mesa duket nuk është shtimi i saj në peshë por reagimet e atyre që ja kanë vënë në dukje.

Ajo thotë se njeriu nuk vlerësohet nga kilet, por nga të tjera virtyte, madje edhe vetë ajo mashkullin ideal nuk e vlerëson nga muskujt.

Po kam shtuar kilogramë dhe kjo nuk më bën më pak grua tërheqëse. Nuk do të thotë që të shtosh disa kg nuk je një grua inteligjente”, shprehej ajo, përmes një postimi në Instagram.

“Nuk do të thotë, që po pate celulit burrat nuk të duan më si më parë. Është problemi juaj që zgjidhni “burra” që ju duan për shalë”,-  u është drejtuar ajo femrave të tjera, apo të gjithë atyre që kanë pasur ankesa për kilet e tepërta të Rozanës.

“Është problemi i të gjithave ju me adresa falco, që mjafton të kesh vënë pak bark dhe turreni me sms për të bullizuar këdo që ju del përpara në rrjetet sociale”, shton më tej moderatorja.

Rozana Radi flet për shijet e saj, sesi duhet të jetë një mashkull. “Është e thjeshtë të mos kesh “fytyrë” e te gjykosh fytyrën e tjetrit. Unë jam tipi i gruas që më kënaq një pendim. Unë jam tipi i gruas që qaj me një film.

Nuk më impresionojnë muskujt tek një burrë dhe pse i vlerësoj ata që merren me sport. Preferoj të dëgjoj nga një burrë që bisedat me mua janë ato qe i pëlqejnë më shume tek unë. Mënyra se si qesh, se si surprizohem…. Një kg më shumë në  trup nuk më bën më pak të lexuar”, – mbyll mesazhin e saj Rozanda Radi, duke pranuar se nuk është perfekte./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Pas afrimitetit të Meritonit me Riken, reagon Ilnisa: Xhelozi kam vetëm për….

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV