Krime të rënda, motive banale, zbardhen dy vrasjet 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muaji gusht nisi me dy ngjarje të rënda kriminale. Më 3 gusht, një 71-vjeçar u ekzekutua nga dy vëllezër me 7 plumba në Fushë-Prezë, pranë Rinasit, ndërsa dy ditë më vonë një 33-vjeçar pas një sherri banal vrau me levë hekuri mikun e tij Gëzim Saraçin, brenda kamionçinës së tij. Pak minuta përpara krimit, autori dhe viktima kishin konsumuar drekën së bashku, ku edhe kishin pirë alkool. Ditën e djeshme policia e Tiranës dhe ajo e Gjirokastrës bënë të mundur zbardhjen e të dyja ngjarjeve, ku si autorë të dyshuar u vunë në pranga tre persona.

Elvis Myrta 

Muaji gusht, përveç temperaturave të larta dhe shtimit të fluksit të pushuesve njihet edhe si muaji kur ndodhin shumë ngjarje kriminale me pasoja të rënda për jetën. Eksperiencat e viteve të kaluara kanë treguar se gjatë gushtit, përveç vapës përvëluese “nxehen” edhe gjakrat mes grupeve kriminale, kjo pasi vitet e fundit gjatë këtij muaji, nuk kanë qenë të pakta rastet kur atentate mafioze kanë tronditur vendin. Këto krime kanë pasur një shpërndarje gjeografike në të gjithë vendin, si në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër, por në disa raste edhe në Fier.

Ekspertët e kriminalistikës ngjarjet që ndodhin gjatë gushtit i shpjegojnë me kthimin në atdhe të emigrantëve të përfshirë në trafikun e drogës jashtë vendit, apo të atyre që mund të kanë kryer vepra penale në të kaluarën, të cilët, kur kthehen pranë familjeve të tyre, ekzekutohen, për shkak të larjes të hesapeve. Por ndodh që edhe për konflikte në dukje ordinere të ngjizen konflikte me ekzekutime. Edhe pse nuk është mbyllur akoma java e parë e këtij muaji, dy ngjarje të rënda tronditën vendin, Më 3 gusht, Abdulla Budlla, 71 vjeç, baba i 3 djemve dhe 1 vajze, u ekzekutua me 7 plumba në zonën e Fushë-Prezës, në aksin që lidhet me aeroportin e Rinasit.

I moshuari u qëllua nga një mjet tip “Volkswagen”, me breshëri, disa herë, duke e lënë të vdekur në vend. Dy ditë pas këtij krimi, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi vendin. Një konflikt i çastit mes dy miqsh, degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta, ku si pasojë humbi jetën një 57-vjeçari. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Zagori të Gjirokastrës. Mihal Thimjo, 33 vjeç, dhe Gëzim Saraçi, 57 vjeç, kanë qenë duke udhëtuar së bashku me një kamionçinë, në aksin rrugor rural Poliçan – Suhë dhe në ecje e sipër janë konfliktuar për motive të dobëta.

Pas përleshjes me njëri-tjetrin, 33-vjeçari ka goditur me levë Gëzim Saraçin, duke i shkaktuar atij vdekjen. Pas vrasjes, autori, Mihal Thimjo, ka telefonuar familjarët e tij dhe u ka thënë se e kishin qëlluar. Kanë qenë familjarët e autorit ata që kanë shkuar të parët në vendngjarje dhe kanë gjetur trupin e pajetë të Saraçit, por asnjë gjurmë të të afërmit të tyre. Autori, i cili ishte edhe vetë i plagosur, u largua nga vendi i ngjarjes, por u kap nga policia pas 6 orë kërkimesh, pranë lagjes së njohur si “Blloku i furrave”.

Ditën e djeshme policia e Tiranës dhe ajo e Gjirokastrës bënë të mundur zbardhjen e të dyja këtyre ngjarjeve, duke vënë në pranga autorët e dyshuar. Për ekzekutimin e të moshuarit në kryeqytet, policia arrestoi vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera, ndërsa për vrasjen e 57-vjeçarit në Gjirokastër në pranga u vu 33-vjeçari Mihal Thimjo, i cili ishte mik me viktimën.

Zbardhja e vrasjes së Abdulla Budllës 

Mëngjesin e djeshëm policia e Tiranës, ndërmori operacionin e koduar “Brothers”, duke vënë në pranga dy vëllezër, si autorë të dyshuar të vrasjes së 71-vjeçarit Abdulla Budlla. Policia thotë se u arrestuan 32-vjeçari Sajmir Shera, i dënuar më parë dhe Arsil Shera, 20 vjeç. Arrestimi i tyre u krye gjatë operacionit të koduar “Brothers”. Gjatë momentit të arrestimit policia ka sekuestruar dhe automjetin me të cilin 2 vëllezërit kanë lëvizur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Saimir Shera është person me precedentë penalë, pasi më parë ka qenë i dënuar për vrasje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Pas arrestimit të dy vëllezërit kanë pranuar vrasjen e taksistit.

Lexo edhe :  Punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë/ Rama nxjerr fotot, si po ecin punimet

Në dëshminë e tyre paraprake ata kanë thënë se me të moshuarin kishin pasur konflikte pak kohë më parë, pasi ai u kishte ngacmuar si nënën, ashtu edhe motrën. Gjithashtu, ata janë shprehur se me viktimën kishin pasur një konflikt fizik, por i moshuari kishte vijuar me sjellje të pahijshme, duke bërë që dy vëllezërit të ndërmerrnin aktin ekstrem. Në dëshminë e tyre vëllezërit Shera kanë treguar me detaje se si e kishin planifikuar vrasjen dhe se për të shkuar në vendin e punës së 71-vjeçarit kishin marrë një makinë me qira, për ta përdorur gjatë vrasjes.

“U përpoqëm që ta zgjidhnim konfliktin, i kishim kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja jonë. Pak kohë më parë ishim konfliktuar fizikisht me 71-vjecarin. Ka ngacmuar dhe ka kryer veprime të pahijshme ndaj një të afërmeje të familjes sonë. Kishim tentuar disa herë ta bënim të arsyetonte, të mos shkonte më në banesë kur djemtë e kësaj familjeje nuk ishin aty. I kemi kërkuar të mos na binte më në qafë, për nderin e familjes. U përpoqëm të bisedojmë e kishim përzënë edhe nga shtëpia. Por ai nuk hoqi dorë. Jemi ndier të detyruar të bënim këtë akt ekstrem. Morëm një makinë me qira, që e përdorëm gjatë vrasjes”, kanë deklaruar ata në polici pas arrestimit.

Arrestimi i 33-vjeçarit, pas vrasjes së mikut të tij 

Policia e Gjirokastrës 6 orë pas vrasjes së Gëzim Saraçit, vuri në pranga si autor të kësaj ngjarjeje Mihal Thimjon nga Derviçani, i cili punonte si muzikant në dasma. Ai u arrestua pak para mesnatës të së mërkurës, në rrugën nacionale me automjetin e tij. Për arrestimin e 33-vjeçarit janë angazhuar 50 forca policore. Shkak i kësaj vrasjeje ka qenë një sherr i çastit mes dy miqve, të cilët kanë qenë edhe në gjendje të dehur. I riu e ka goditur viktimën me sende të forta dhe më pas e la të vdekur në vend, në kamionçinën e tij, në aksin rrugor rural Poliçan – Suhë. Pas arrestimit muzikanti ka pranuar krimin, ndërsa përpara hetuesve ka deklaruar se e goditi 57-vjeçarin për vetëmbrojtje.

“Gëzim Saraçi më preku në nder. Më goditi kur i thashë se ne kaurët jemi të zotët të bëjmë lekë me djersë. Askujt nuk i kemi vjedhur, si ju. Ai u bë si bishë, donte të më përpinte të gjithin. Më tha ti ke vilë trekatëshe, unë nuk kam. I thashë mos më shaj, nuk dëgjoi dhe më qëlloi. Unë u mbrojta, e kishte tepruar me pijen në restorant, por nuk ishte i dehur. As unë nuk isha i dehur. Unë u vetëmbrojta, s’kishte rrugë tjetër.

E qëllova me shufër hekuri për t’u vetëmbrojtur”, mësohet të ketë thënë 33-vjeçari para oficerëve të policisë. Gjithashtu, sipas dëshmisë së të riut, viktima e kishte tepruar me pijen në restorant, por nuk ishte i dehur. Ai e ka pranuar krimin duke thënë se e bëri për vetëmbrojtje, pasi ai e preku në sedër duke i thënë ‘grek’. Referuar burimeve zyrtare, 33-vjeçari pas vrasjes ka shkuar në banesë, ka ndërruar rrobat me të cilat ka kryer krimin, ka marrë makinën dhe është nisur për rrugë, në destinacion që nuk dihet. Në ato momente është ndaluar nga policia, ku më pas është arrestuar nën akuzën për veprën penale të “vrasjes me dashje”. /Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Lajme të tjera

Web TV