Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, LSDM dhe BDI në diskutime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhja Social-demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë diskutuar të premten parimet mbi bazën e të cilave pretendojnë qeverisjen e ardhshme eventuale.

Grupet punuese të të dyja partive, që fituan në zgjedhjet e 15 korrikut (LSDM te maqedonasit dhe BDI te shqiptarët) thonë se angazhohen për paqe, stabilitet, siguri dhe bashkëpunim brenda dhe jashtë vendit, për marrëdhënie të mira ndëretnike, zhvillimin ekonomik, shtetin e së drejtës dhe mirëqenie sociale.

“Biseduam për një shumicë parlamentare dhe një koalicion për një mandat të plotë, katërvjeçar, të qëndrueshëm. Konfirmojmë se nuk kemi asnjë alternativë tjetër për integrimin përveç anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ne jemi të përkushtuar për prosperitetin dhe stabilitetin afatgjatë të Maqedonisë (v.j. së Veriut).

Ne jemi plotësisht dakord të respektojmë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim me Bullgarinë dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Ne jemi të përkushtuar për kohezionin shoqëror, një shoqëri të fortë dhe tolerante, shtetin e së drejtës dhe jemi dakord të kundërshtojmë të gjitha format e nacionalizmit dhe urrejtjes “, thuhet në deklaratën e përbashkët të të dyja partive politike.

Në deklaratë nuk përmendet fare posti i kryeministrit, të cilin e synojnë dy partitë, e as ndarja e posteve tjera.

BDI fushatën e ka udhëhequr me moton “për kryeministrin e parë shqiptar”, por këtë kërkesë e ka kundërshtuar kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, duke theksuar se “kryeministri nuk fitohet me 15 deputetë” (aq sa ka fituar BDI), por edhe nga partia e Ali Ahmetit janë përgjigjur duke thënë se kryeministri nuk fitohen as me 46 deputetë (aq sa ka fituar LSDM).

Për formimin e qeverisë së re nevojiten 61 vota.

Lexo edhe :  Berat/ Sherr në piceri, 3 të mitur dhunojnë brutalisht kamarierin 17-vjeçar

LSDM-ja ndërkohë ka biseduar edhe me koalicionin opozitar shqiptar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, që kanë 12 mandate, por edhe me Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit që ka një ulëse në Kuvend.

Bisedime ndërkohë po zhvillon edhe VMRO-DPMNE-ja, e cila gjithashtu ka kërkuar sqarime nga LSDM-ja se mbi çfarë parimesh po zhvillohen bisedimet, duke aluduar në kërkesën e BDI-së për postin e kryeministrit.

VMRO-ja në Kuvend ka 44 ulëse apo dy më pak se LSDM-ja.

Në bazë të kushtetutës, Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski mandatin për formimin e qeverisë ia jep partisë me numrin më të madh të deputetëve.

Nëse ajo nuk arrin të formojë qeverinë brenda 20 ditëve atëherë mandati i kalon partisë së dytë./rel/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Kandidimi i Belerit në Himarë/Minxhozi:Qëllimi për të prishur marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

Analisti Skënder Minxhozi foli për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Minxhozi deklaroi në emisionin “Real Story” në ABC News, se...

Natasha e TikTok dhe djali i saj rikthehen në burg, akuzohen për keqtrajtim të të miturit

Gjykata e Apelit të Kuçovës ka vendosur të lërë në fuqi masën arrest në burg ndaj, Armando Kumarakut dhe Natasha Romblas, e njohur edhe...

Më shumë para në pleqëri? Shumë e thjeshtë

Nëse je i ri dhe sapo ke nisur të punosh, me shumë gjasa periudha e pensionit të duket shumë e largët. Të kesh disa mijëra...

I dënuar për shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe...

Kanadaja kalon 40 milionë banorë, “mbipopullimi” shkakton probleme

Kanadaja është vendosur të arrijë një rekord prej 40.77 milionë njerëz në vitin 2023, falë kryesisht imigrimit të përkohshëm, dhe rritja e popullsisë nuk...

Lajme të tjera

Web TV