Rikthehet Champions League/ Juve me misionin përmbysje, në Manchester pritet duel “zjarri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në mbrëmje rikthehet magjia Uefa Champions League, pas një ndalese disa mujorëshe për shkak të pandemisë COVID-19.

Një spektakël i vërtetë pritet në Angli, aty ku Manchester City dhe Real Madrid do të zbresin në fushë për të “luftuar” se kush do ta presë biletën për në çerekfinale. Skuadra e Pep Guardiolës e ka fituar ndeshjen e parë 2-1, por gjithsesi në duele të tilla është shumë e vështirë për të përcaktuar një favorit.

Në Torino, Juventus pret Olimpik Lionin ndaj të cilit kërkon përmbysjen. Italianët janë mundur në ndeshjen e parë 1-0. Lyon sigurisht nuk hap rrugë, ndërkohë që trajneri Sarri përballet me disa mungesa për shkak dëmtimesh.

Ndërkohë, mbrëmjen e nesërme në drejtkëndëshin e gjelbër zbresin Barcelona – Napoli dhe Bayern Munich – Chelsea.

Spanjollët do të kërkojnë fitoren në vendin e tyre pas barazimit 1-1 në Itali, ndërsa në duelin tjetër gjermanët do e kenë më të lehtë përballë angelëze pasi fituar 0-3 që në ndeshjen e parë./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Mandati i Xhaçkës ende në ajër, opozita e dërgon në Kushtetuese

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike njoftoi dje se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur anti-kushtetues vendimin...

Meta gjen “armiq dhe tradhtarë” kudo, sulmon edhe Bashën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në çdo dalje publike prej dhjetë ditësh ka sulmuar këdo, përveç kreut të Rithemelimit Sali Berisha. Akuzat...

Horoskopi ditor, 25 Prill 2024

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Do i jepni me tepër rëndësi jetës intime dhe do provoni kënaqësi te...

Studim/ Zbuloni sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Rezulton se britanikët janë mjaft vendimtarë për madhësinë optimale të familjes me 49% të të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar që besojnë se dy...

Lajme të tjera

Web TV