Vodhën helikopterin e zjarrfikësve, por harruan se ai gjurmohej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pa zakontë ka ndodhur në Spanjë. Kemi dëgjuar shpesh te vidhen makina apo motorë, por shumë rrallë të vidhen helikopterë. Një natë më parë në regjimentin e Cuencës ku ishin stacionuar dy helikopterë zjarrfikës, njeri prej tyre ngrihet në ajër pa urdhër e zhduket pa lënë gjurmë. Nuk kishte asnjë alarm për zjarr dhe nga komanda nuk ishte dhënë asnjë urdhër për ngritjen e helikopterit. Ishte e thjeshte helikopteri ishte vjedhur.

Bëhet fjalë për helikopterin e tipit “Bell 412” i cili i përkiste Brigadës për shuarjen e zjarreve dhe Ruajtjen e Pyjeve. Vjedhja e helikopterit ka ndodhur mes orës 02:00-03:00 e mëngjesit. Hajdutët ishin pilote profesionist, por harruan një detaj të vogël, helikopteri kishte sistem gjurmimi. Para se ta ngrinin në ajër hajdutet janë kujdesur që ti hiqnin kovën e madhe që përdorej për të mbajtur ujë, për të shuar zjarret.

Policia spanjolle e gjeti helikopterin 350 kilometra larg bazës nga ku u nis. Helikopteri u gjet në mes të një zone të pyllëzuar i mbuluar me plasmas të zi dhe kashtë që të mos shihej nga lartë. Policia Spanjolle dyshon se helikopteri mund të jetë përdorur për të transportuar drogë. Burimi: Lavanguardi, përshtati: Fjala.al

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

Për shumë njerëz ardhja e pranverës është sinjali i parë i hyrjes në lojë të alergjive. Ata që i...

Pluhuri afrikan, Guri: Duhet të ishte parashikuar, qytetarët të painformuar

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

A do rikthehet pluhuri saharian në Shqipëri? Sinoptikani zbulon çfarë pritet të ndodhë

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë...

Shembja e urës në Baltimore/ Gjenden dy trupa të pajetë në një kamion të zhytur në ujë

Trupat e dy personave të pajetë janë nxjerrë nga një kamion i kuq, i cili ra në ujë ku u shemb ura e Baltimores...

Kauza reale e opozitës është ‘përfillja’ e Berishës

Nga Mero Baze Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, ishte në Tiranë dhe nuk pati asnjë dilemë për vlerësimet pozitive ndaj qeverisë sa...

Lajme të tjera

Web TV