Vrasje dhe prerje kokash/Krimet e tmerrshme nga të sëmurët mendorë (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Firdes Çekiçi nga qyteti i Pogradecit është viktima e radhës nga djali i saj. Nga policia thuhet se autori Olsi Çekiçi ishte me probleme të shëndetit mendor.

Kjo ngjarje fatkeqësisht sjell në vëmendje të gjitha krimet e kryera nga dora e tyre, të cila konsiderohen më të rëndat në historinë e Shqipërisë dhe madje hera herës ia kalojnë edhe ngjarjeve të vitit 1997.

Por pasi kryhet një krim ngrihet alarm se çfarë duhet të bëhet me personat me probleme mendore e si duhet të trajtohen, të cilët janë tejet të rrezikshëm për shoqërinë dhe komunitetin.
Mesa duket asnjë nga ligjet që shteti ka vendosur nuk ka arritur të funksionojë, dal ky përfundim në të paktën 10 vitet e fundit.

 

Sipas Ligjit Nr.44 për Shëndetin Mendor, ofrimi i kujdesit shëndetësor për personat me çrregullime të shëndetit mendor duhet bërë në një mjedis sa më pak shtrëngues, kryesisht në nivel komunitar, për të shmangur në maksimum zhvendosjet nga mjedisi familjar e për të lehtësuar integrimin dhe rehabilitimin social.

Megjithatë ka shumë persona të cilët në mungesë të shërbimit jashtë spitaleve lihen nga familjarët në këto spitale për një kohë të gjatë shpesh deri sa ndërrojnë jetë. Kjo bën që kapacitetet të mbushen dhe spitalet nuk kanë mundësi të shtrojnë individë të tjerë.

Përgjigjet e spitaleve tregojnë se kërkesat nuk kanë ardhur në rënie por përkundrazi në rritje. Ndërkaq shteti shqiptar nuk ka parashikuar se ku duhet të qëndrojnë personat me probleme të shëndetit mendor, kur ata arrijnë moshën e pensionit. Një pjesë e madhe e tyre futen në këto institucione në moshë të hershme dhe qëndrojnë aty deri në fund të jetës.

Një në çdo katër familje ka të paktën një anëtar me çrregullime mendore apo të sjelljes. Këto familje jo vetëm ofrojnë mbështetjen e tyre fizike dhe emocionale, por gjithashtu i nënshtrohen ndikimit negativ të stigmës  e diskriminimit.

Sipas të dhënave të Raportit Botëror të Shëndetit çrregullimet mendore dhe të sjelljes prekin mbi 25 për qind të të gjithë njerëzve gjatë jetëve të tyre. Ato janë universale, prekin njerëzit e të gjitha vendeve dhe shoqërive, individët e të gjitha moshave, gratë dhe burrat, të pasurit dhe të varfrit, nga zonat qytetare apo fshatare.

Disa nga rastet e krimeve që janë kryer nga të sëmurët mendorë

Tetor 2007/ Në Dibër më 23 tetor 2007, 19-vjeçari, Shpëtim Ziza vret dhe përçudnon 10-vjeçarin nga Peshkopia, Bekim Cenga. Trupi pajetë i 10­-vjeçarit Cenga u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 km larg Peshkopisë, 5 ditë pas zhdukjes më 23 tetor 2007. Një ngjarje që tronditi mbarë opinion publik.

Berat, 2011/ Në vitin 2011 në Berat një 10-vjeçar u vra, pasi u godit me sende të forta nga një sëmurë mendor. Ngjarja ndodhi në fshatin Donfros të Beratit dhe autori Hysen Senka rezultonte me kartelë mjekësore.

Durrës, 2013/ 8 prill 2013, një 51-vjeçar me probleme mendore vret nënën e tij, e vetmja që kujdesej për të. Krimi i rëndë brenda familjes ndodhi në fshatin Kullë të Durrësit pas një debati për motive të dobëta. Djali e goditi nënën e tij, me drutë që përdorte për ngrohje, derisa i ka shkaktuar vdekjen.

Vlorë 2013/ Në Dukat të Vlorës, në 14 gusht 2013 një bari, vret një person dhe plagos një tjetër. Xhezar Hysa, 45 vjeç nga Mollasi i Elbasani, u deklarua nga policia si person me probleme mendore, i cili kishte marrë trajtim në spital, por ishte lënë më pas i lirë. Vrau Shedat Vangjelin 62 vjeç, si dhe plagosi Bexhet Bodaj 59 vjeç.

Laç 2014/ Një i sëmurë mendor terrorizoi Laçin, duke vrarë dy vëllezër brenda në një lokal dhe pasi del jashtë qëllon sërish në mënyrë pakontrolluar duke plagosur dy kalimtarë të rastit. Viktimë mbetën vëllezërit Andrea Cara dhe Endri Cara. Altin Piroli, rezultonte sipas policisë së qarkut të Lezhës person me probleme mendore.

Lexo edhe :  Nëse doni të rrisni fëmijë të fortë mendërisht, ja 4 gjërat që duhet të bëni si prindër

Lezhë 2015/ I sëmuri mendor vret efektivin e FNSH-së Simon Gjeta. Ruzhdi Aishta ekzekutoi efektivin e FNSH-së me detyrë komandant grupi, i cili së bashku me një grup forcash speciale kishte shkuar të kryente arrestimin e tij.

Tiranë 2015/ Një 46-vjeçar me të meta mendore, vrau me kazmë babanë e tij 82 vjeç, me të cilin banonte në një shtëpi private në Kinostudio. Policia e Tiranës arrestoi autorin e vrasjes, Simon Prifti, 46 vjeç. Babai i tij, Piro Prifti kishte denoncuar herë pas here dhunën e ushtruar nga i biri, por nisur nga gjendja e tij mendore, nuk ishte marrë ndonjë masë.

Durrës 2016/ Arben Kabashi, i sëmurë mendor, dhe i cili rezultoi me kartelë mjekësore në spitalin psikiatrik të Elbasanit pasi vuante nga skizofrenia, mori peng kushërirën e tij të mitur vetëm 11-vjeç duke kërcënuar se do ta vriste me thikë. Fatmirësisht në këtë rast policia mundi të ndërhyjë në kohë, duke neutralizuar 46-vjeçarin.

Gusht 2016/ Një i sëmurë mendor në Palasë të Vlorës vrau një 12-vjeçar. Autori Jorgo Zani, që tashmë nuk jeton më, pasi u vetëvra në burgun e Fushë Krujës rezulton se ka qenë i shtruar disa herë në psikiatrinë e Vlorës. 30-vjeçari në të gjithë procesin ka pohuar në atë kohë se e vrau fëmijën, se e kishte mërzitur. Mënyra e ekzekutimit të fëmijës ishte e tmerrshme me prerje koke me sëpatë.

 

Korrik 2017/ Mirald Metallari 21 vjeç i cili  një vit më parë, mori pistoletën e shërbimit të babait të tij, Myftarit, efektiv në komisariatin nr. 5 në Kamëz, dhe qëlloi mbi të. Sipas policisë, gjatë konfliktit të çastit për motive banale që nisi brenda banesës dhe përfundoi në oborr, ka ndërhyrë edhe e ëma e tij për t’i ndarë, por aksidentalisht, ka mbetur edhe ajo e plagosur. Nëna vdiq në spital pas disa ditës. Mirald Metallari sot u dënua nga gjykata me formë të prerë burgim të përjetshëm.

Shtator 2018/ Porositësja e krimit të 3-fishtë  29-vjeçarja Blerta Pocesta e cila organizoi vrasjen e babait, nënës dhe motrës 13-vjeçare. Ajo u arrestua nga policia ku pas marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte ajo që e planifikoi gjithçka. I vrau prindërit sepse donte tu merrte paratë.

Korrik 2018/ Leo Nika, 29 vjecari nga Xhafzotaj vrau prindërit e tij me armë zjarri të enjten është shfaqur i penduar para grupit hetimor.Ai ka rrëfyer edhe motivet e grindjes që përfundoi në tragjedi. Në gjendje të rënduar psikologjike, Leo Nika tha se debati me prindërit nisi për para.I papunë dhe i pashpresë Nika tregoi se donte te kthehej në Itali dhe për këtë paratë ua kërkonte prindërve.

Qershor 2018/ Djali 26-vjeçar, Qemal Sela vrau prindërit e tij, Flamur Sela dhe Zeqimete Sela, duke i qëlluar me automatik. Probleme me depresionin dhe për 3 muaj kishte qënë i shtruar në një spital të shëndetit mendor në Angli.

Shtator 2019/ Ndonëse tentoi të arratisej, Arjan Shahaj u arrestuar 3 orë pas krimit nga policia. Shpejt u kuptua se autori ishte me probleme mendore dhe se ka qenë më parë i dënuar me 12 vite për vrasje. Ai qëlloi për vdekje babanë e tij 77-vjeçar me sëpatë.

Janar 2020/ Një person me probleme mendore qëlloi për vdekje me sëpatë shtetasin Dashnor Osmani, ngjarje e ndodhur në mes të pazarit të Korçës.

,

Gusht 2020/ Olsi Çekiçi nga Pogradeci i pret kokën nënës së tij pas një konfliti për një telefon.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Mos i besoni më këto mite lidhur me prerjen e flokëve

Prerja e flokëve gjatë hënës së plotë do të bëjë që flokët tuaj të rriten më shpejt. Mit apo...

Jeta e hyjnores Eleonora Duse, e adhuruar nga të gjithë, por e poshtëruar në dashuri

Eleonora Duse, aktorja më e vlerësuar e teatrit ndonjëherë, nga kritika dhe publiku, vdiq e vetme në një dhomë hoteli në Shtetet e Bashkuara,...

A flisni një gjuhë ‘të madhe’ globale? Ja çfarë mund t’ju mësojë gjuha ime e vogël

Unë jam një nga 2.5 milionë përdoruesit e sllovenishtes - dhe anglisht dhe gjermanisht folësit do të bënin mirë të ishin kurioz për ne Ana...

Mandati i Xhaçkës ende në ajër, opozita e dërgon në Kushtetuese

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike njoftoi dje se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur anti-kushtetues vendimin e mazhorancës në Kuvend për...

Meta gjen “armiq dhe tradhtarë” kudo, sulmon edhe Bashën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në çdo dalje publike prej dhjetë ditësh ka sulmuar këdo, përveç kreut të Rithemelimit Sali Berisha. Akuzat...

Lajme të tjera

Web TV