Basketboll, Astera Tuhina, 15-vjeçarja që po mahnit në parket me Kosovën

113 563 lexime

77,344FansaPëlqeje

FIBA e përzgjedh lojtaren e re të Kosovës midis 16 më të talentuarave të Evropës. Federata Ndërkombëtare e Basketbollit, FIBA, e ka zgjedhur basketbollisten e re kosovare, Astera Tuhinën, si njërën ndër 16 basketbollistet më të talentuara në Evropë, të cilat premtojnë shumë për të ardhmen.

15-vjeçarja Astera Tuhina e shpalosi talentin e saj verën e kaluar gjatë Kampionatit Evropian të Divizionit B ku luajti me ekipin e Nën-20-vjeçareve të Kosovës, edhe pse ishte ende vetëm 14 vjeç.

Tuhina ka vazhduar të zhvillohet si basketbollistë që nga atëherë dhe tani është renditur nga FIBA midis 16 basketbollisteve më të talentuara që duhet të shikohen për të ardhmen. “Dora e majtë, dora e djathtë, lay-ups, aftësi në gjuajtje të largësive të ndryshme, vizion i mrekullueshëm dhe një ngazëllim në fushën e lojës që të detyron të buzëqeshësh, Tuhina është tejet argëtuese për ta shikuar teksa luan”, – thuhet në artikullin e FIBA-s.

“Ajo është edhe e sypatrembur, duke luajtur vitin e kaluar kundër lojtareve që janë katër e pesë vjet më të mëdha se ajo në Kampionatin Evropian të Nën-20-vjeçareve, ku fitoi me meritë lëvdata të shkëlqyeshme, – vijon shkrimi.

– Ajo është shpresa e madhe për Kosovën, përderisa njëri ndër vendet më të reja të basketbollit po tenton ta vendosë veten në hartën sportive.” Në këtë listë u përfshinë edhe lojtare nga Kroacia, Franca, Italia, Polonia, Spanja, Serbia, Lituania, Rusia, Letonia, Belgjika dhe Gjermania.

 

Të fundit

Ngjarjet kriminale/Ndryshime në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit

Ngjarjet e fundit në qytetin e Elbasanit kanë sjellë ndryshime në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Mësohet se është larguar...

Maqedonia e Veriut paralajmëron masa të reja ndaj COVID-19

Maqedonia e Veriut po shqyrton mundësinë e vendosjes së masave të reja për mbrojtje nga sëmundja COVID-19, përfshirë: mbajtjen e maskave në ambiente të...

A do të ketë një Lockdown të dytë në Evropë?

Shumë evropianë po vuajnë ende pasojat e mbylljes së parë. Ndërsa tani po flitet për një Lockdown të dytë. Si të evitohet kjo? "Katastrofale", "e...

Trajleri përplas biçikletën, humb jetën 55-vjeçari në Laç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Patok ku një traljer ka përplasur për vdekje një person. Ka ndërruar jetë drejtuesi i...

Paris Hilton dhe Drew Barrymore ndajnë eksperiencat e tyre

Kur aktorja e njohur Drew Barrymore pa dokumentarin e fundit të Paris Hilton në YouTube Originals, ajo u ndje se dikush po e kuptonte. Në...

Lajme të tjera

Web TV