Champions “shfaqje e huaj” për Juventus, Dy golat e Ronaldos nuk mjaftojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthehet pas 5 muajsh, por emocionet janë po aq të forta. Champions League riktheu edhe njëherë përpara sportdashësve futbollin e vërtetë.

Në fushë mbrëmjen e kësaj të premte zbritën Juventus përballë Lyon dhe Manchester City ndaj Real Madrid.

Bardhezinjtë treguan dhe njëherë se Champions League është kthyer në një makth dhe mision të pamundur për ta.

Edhe pse fituan me rezultatin 2-1, italianët nuk mundën të kalojnë në fazën tjetër për shkak të rezultatit të ndeshjes së parë ku francezët kishin fituar minimalisht në shtëpi 1-0.

Francezët kaluan të parët në avantazh me një penallti të shndërruar në gol nga holandezi Depay, Juventus iu përgjigj në të njëjtën mënyrë me Cristiano Ronaldo.

Në pjesën e dytë Zonja e Vjetër e shtoi presionin dhe u shpërblye me një supergol të CR7 nga jashtë zonës.

Juventusit i duhej dhe një gol, por minutat kalonin dhe djemtë e Garcia ishin vendosur mirë në mbrojtje dhe nuk e lejuan këtë gjë. Një tjetër vit i dështuar në arenën europiane që duket se do të rrezikojë dhe stolin e Sarrit.

Në ndeshjen tjetër City hyri më i qetë në fushën e lojës pas fitores që kishte marrë në Madrid. “Qytetarët” fituan dhe ndeshjen e dytë me rezultatin 2-1 dhe vijojnë të sigurt në raundin çerekfinal.

Mançester Siti-Real Madrid 2-1 (2-1)

Shënues: Stërling 9′, Zhezus 68’/ Benzema 28′

Mançester Siti: Ederson, Uoker, Fernandinjo, Laporte, Kanselo, De Bryjne, Rodri, Gyndogan, Foden, Zhezus, Stërling. Trajner: Pep Guardiola.

Real Madrid: Kortua, Karvahal, Varane, Militao, Mendi, Modriç, Kasemiro, Kros, Hazard, Benzema, Rodrigo. Trajneri: Zinedin Zidan.

Juventus-Olimpik Lion 2-1 (0-1)

Shënues: Depaj (p) 12’/ Ronaldo (p) 43′, 60′

Lexo edhe :  Greqia e kandidon për eurodeputet/ Si e inskenoi Beleri arrestimin e tij!

Olimpik Lion: Lopez, Denajer, Marcelo, Marçal, Dubois, Kakeret, Guimaraesh, Auar, Kornet, Depai, Ekambi. Trajner: Rudi Garsia

Juventus: Shezni, Kuadrado, De Ligt, Bonuçi, Aleks Sandro, Bentankur, Pjaniç, Rabio, Bernandeski, Higuain, Ronaldo. Trajner: Mauricio Sarri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor,...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

Lajme të tjera

Web TV