Djarmati: Vllaznia, një peshë e rëndë mbi supe, por unë jam gati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kroati prezantohet si drejtori i ri sportiv i kuqebluve, shpreson tek suksesi. Matko Djarmati është emëruar në rolin e drejtorit sportiv dhe ish-futbollisti kroat i disa skuadrave në Shqipëri është prezantuar të premten para mediave.

Për 38-vjeçarin, Vllaznia është një peshë mjaft të rëndë mbi supe, por për të cilën ai thotë se është gati. Kështu e ka cilësuar detyrën e drejtorit sportiv të Vllaznisë kroati Matko Djarmati, duke folur të premten gjatë prezantimit të tij.

“E di ku kam ardhur, – ka thënë ai. – E di shumë mirë, sepse, me këto 3 ditë që jam në Shkodër, jeta më ka rrotulluar me 360 gradë. E ndjen peshën e këtij klubi të madh, por, absolutisht që jam gati dhe do ta ndihmoj klubin, në atë mënyrë që unë di. Kam ardhur me një qëllim sportiv dhe do të jap maksimumin dhe do të synojmë që objektivat që ka klubi të arrihen në fund të sezonit.”

Ish-futbollisti ka folur edhe për binjakëzimin e klubit shkodran me atë kroat të Rijekës. “Shpresojmë që në vazhdim, kur ta zyrtarizojmë atë, do të jetë një bashkëpunim cilësor, ku do të kemi mundësi të shohim si funksionon një klub dhe një klub që çdo vit kualifikohet për në Kupat e Evropës, – ka theksuar drejtori i sportiv i kuqebluve.

– Besoj që do ta kemi këtë shkëmbim përvoje me ata dhe unë jam këtu në mes, për ta bërë siç duhet këtë punë.”

Ndryshe nga paraardhësi i tij, ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, turku Engin Fërat, Djarmati ka zgjedhur Shkodrën si bazë të tij. “Klubi më ka gjetur një apartament dhe unë kam 4 ditë që jetoj në Shkodër”, – ka sqaruar kroati. Matko Djarmati ka luajtur në Shqipëri për një pjesë të mirë të karrierës së tij si futbollist, me Kastriotin, Besën, Dinamon dhe Tërbunin.

Të fundit

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët...

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet pasi qeveria e tij i...

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të jetë në prag të kolapsit....

Lajme të tjera

Web TV