Kampionia e Kosovës, Drita, ka mposhtur kampionen e Andorrës, Inter Eskaldesin, me shifrat 2-1, duke siguruar kështu të drejtën për të shkuar në finalen e turit paraeliminator të Ligës së Kampioneve.Skuadra gjilanase e arriti fitoren me dy gola të bukur, të realizuar nga Xhevdet Shabani dhe Hamdi Namani.
Në ndeshjen finale të këtij turi, që është konceptuar në trajtën e një mini-turneu dhe me grumbullim, teksa po zhvillohet në Nion të Zvicrës, Drita takohet të martën me Linfilldin e Irlandës Veriore. Në fakt, me rezultatin 2-1 në favor të Dritës është mbyllur pjesa e parë e kësaj ndeshjeje me kampionen e Principatës së vogël midis Pirenejve.
Hamdi Namani realizoi golin e dytë për “Intelektualët”, teksa realizoi në minutat shtesë të pjesës së parë. Në fakt, takimi ka nisur me dy gola të shpejtë. Drita ka kaluar në epërsi, por skuadra nga Andorra ka arritur të barazojë shpejt rezultatin, duke krijuar idenë e një përballjeje që do të ishte e luftuar.
Ishte Xhevdet Shabani ai që në minutën e 22-të i dha epërsinë kampiones së Kosovës, ndërsa vetëm 7 minuta më pas rezultati u barazua nga Garcia. Pjesa e dytë nuk ka sjellë gola të tjerë dhe Drita kualifikohet kështu për në finale. Në fakt, ndeshja ishte shtyrë për një orë e gjysmë, teksa ishte planifikuar të niste në ora 18:00.
Por, për “arsye është vonesa e plotësimit të dokumentacionit të kërkuar për “Covid-19” nga organizatori për dy ekipet”, takimi ka nisur në orën 19-30. Tek Drita kanë munguar Fidan Gërbeshi, pasi ka rezultuar pozitiv për virusin korona, por edhe Bujar Shabani, për shkak të kontaktit me të.
la.mi/Fjala.al