Përse u mbyll nga ushtria “pusi i Ardenicës”, ja misteret që fshihen në vendin e shenjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 500-600 metra ne jugperendim te Ardenices, mbi një kodër me fushëpamje te plote veri-jug e bregdet, del uje i ngrohte e pak i kripur. Eshte uje sherues. Del nga nje pus artesian mbi 100 metra i thelle, shpuar nga gjeologet ne vitet 70-te. Vertet nafte nuk nxorren, por uji qe nxori ai pus, ishte me aq vlere sa asgje tjeter nuk do te grumbullonte ne ate vend aq shume te semure nga e gjithe Shqiperia.

Lajmetaret e pare ishin naftetaret, kur pane t’iu perthahen e sherohen te gervishurat e duarve e tere lekures, pas larjes disa here me ujin e posit te ri. Naftetaret shkonin ne shtepi dhe rrefenin per çudirat e ketij uji. Dhe bindja e çudia, halli e kureshtja, semundja dhe shpresa, ngriten mijera njerez dhe i ngjiten ketu, ne kodrat e bukura te Ardenices.

Per muaj me rradhe treni i linjes Tirane-Fier, thuajse boshatisej ne stacionin e Libofshes. Qindra njerez ngjitnin kodren, duke krijuar nje varg te pashkeputur deri siper te pusi. Te tjere ngjiteshin nga Kolonja, duke ecur ne kembe e ne te perpjete. Per te semuret e pafuqishem ose per ta vazhduar ‘’mjekimin’’ ne shtepi, ngarkoheshin me shishe e bidona te mbushura me uje.

E tere kjo dyndje terhoqi vemendjen e mjekesise se kohes, e cila ne disa raste dha mendime kontrakditore. Kesisoj, uji i Ardenices u kthye ne teme diskutimesh, edhe shkencore, por per fat te keq nuk i shpetuan dot dritehijeve te kohes. Pati edhe ‘’shkencetare’’ qe stisen thashetheme, se turmat e te semureve mblidhen te ai pus jo nga efekti sherues i ujit, por nga iluzioni i shenjterise se manastirit te Shen Merise. Megjithate, dikush pa me tej tymnajes se propagandes dhe vendosi te merrej shkencerisht me kete ngjarje.

Nje mjek, e vezhgoi me syrin dhe perkushtimin e hulumtuesit ate cka ndodhte me turmat qe ngjiteshin atje. Hodhi ne leter sa pa e degjoi nga njerezit, qe flisnin per plage te sheruara dhe tregonin blanat e tyre ne trup e gjymtyre, si dhe per pushimin e dhimbjeve pasi kishin pire disa shishe radhazi nga ky uje.
Pas kesaj iu fut punes te vertetonte shkencerisht se cfare fshihte permbajtja, perberja dhe vetite e ketij uji; cilat ishin semundjet qe mund te sheronte, semundje te jashtme apo te brendshme.
Me nje pune te tille studimore u paraqit para nje komisioni ne Universitetin e Tiranes.

Por, perdorimi i ujit pa kontrollin dhe porosite e mjekut, sigurisht qe krijuan edhe ndonje problem. Autoritetet lokale u gjenden perballe trysnise se turmave, si dhe alternatives: ta benin per te qene, duke e vene ne kontrollin e Shendetesise, apo.. Kuptohet, gjendet me shpejt zgjidhja qe kushton me pak. Dhe u gjend.

Lexo edhe :  Princ Harry zgjedh SHBA si rezidencë të përhershme, heq dorë zyrtarisht nga Britania

Nje repart ushtarak, ishte fare prane pusit. Me leje dhe pa leje, me shkak e pa shkak, ushtaret dilnin nga reparti dhe laheshin e baltoseshin ne ujin e ngrohte te pusit. Keto dhe te tjerat sa u thane per kunder vlerave te ketij uji, nxiten komandatet te urdherojne: – Te mbyllet pusi..!! Eshte zone ushtarake dhe po na nxjerr repartin nga gadishmeria. U gjend nje shtylle telefoni me permasat e pusit, si dhe disa ushtare te shendetshem te cilet e futen shtyllen duke e rrahur me varre.

Po pusi sot ? Pas kaq vjetesh; nje rrekez uji ngjyre kafe e hapur, paksa e vaket, mezi del nga te carat e shtylles-tape dhe varet tatepjete rrepires drejt perendimit, sit e vrapoje per te stergjyshi i vet, ne detin perballe.

Marre nga monografia ”Rrefimet e Ardenices”, e autorit Naun Kule.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV