Shorti i së hënës, përvijohen skenaret “shqiptare” të turet eliminatore të Ligës së Evropës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të hënën, në Nion të Zvicrës, hidhet shorti i Ligës së Evropës dhe tanimë është krijuar një ide, sado e përgjithshme se çfarë mund të presin apo se çfarë shpresojnë të shmangin në të ekipet e Kategorisë Superiore. Në fakt, për vetë rrethanat e krijuara nga epidemia e virusit korona, këto 3 ekipe të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që e kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes në veprimtarinë e dytë të klubeve të kontinentit, kanë pak kohë për të përgatitur ndeshjen e turit të parë, të cilën UEFA e ka programuar për t’u luajtur më 27 gusht.

Siç dihet, për arsye të rrethanave të jashtëzakonshme të shkaktuar nga virusi “Covid-19”, duke shmangur sistemin vajtje-ardhje, do të luhet vetëm një takim i drejtpërdrejtë, njëfarë finaleje, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar fusha në shortin që UEFA do të hedhë të hënën më 10 gusht. Prandaj, “3 moskëtierët” e futbollit shqiptar, Kukësi, Laçi dhe Teuta janë me sytë nga Nioni i Zvicrës për të mësuar kundërshtarin, dhe mbi të gjitha, vendin se ku do të luhet ndeshja në këtë situatë të pazakontë.

Megjithatë, tanimë është krijuar edhe një ide e përgjithshme se cilët janë rivalët e mundshëm të skuadrave shqiptare? UEFA përcakton ndarjen në vazo në bazë të koeficientit dhe në turin e parë mes skuadrave të cilësuara favorite është Kukësi. Ndërsa Laçi dhe Teuta janë në vazon e skuadrave jofavorite dhe në letër rivalët që pritet të kenë, janë më të fortë. Skuadrat e të njëjtit shtet nuk mund të përballen në këtë tur.

Laçi dhe Teuta rrezikojnë të luajnë ndaj ekipeve si Partizani i Beogradit (Serbi), Steaua e Bukureshtit (Rumani) dhe Malmoe (Suedi), por mund të kenë përballë edhe ekipin shqiptar të Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës. Kështu, disa nga kundërshtarët e mundshëm të Kukësit në turin e parë eliminator të Ligës së Evropës janë Sllavia e Sofies, Botoshani, Levadia e Talinit, MSK Zhilina, Zheljeznjiçari i Sarajevës, Akademia Pushkas, Shkupi, Banja Luka, Inter Turku, Vikingur i Rejkjavik, etj.

Lexo edhe :  VIDEO/ Atletico Madrid “mbret” në Spanjë, Los Colchoneros thyen Dortmundin

Ndërkohë, disa kundërshtarë të mundshëm të Laçit, Teutës dhe Shkupit: Vaduzi, Leh Poznani, Shkëndija e Tetotës, APOEL-i i Nikozisë, Steaua e Bukureshtit, Maribori, Dinamo e Minskut, Aberdini, Kairati i Almatisë, Valeta, Ventspils, CSKA e Sofies, Sutjeska e Niksiçit, Honvedi i Budapestit, Makabi i Haifas dhe Beitari i Jeruzalemit. Kurse kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës dhe Gjilanit në fazën paraeliminatore të Ligës së Evropës janë Linkoln Red Imps, Santa Koloma, Torshavni, Tre Pene, NSI Runaviku, UE Engordani dhe St. Xhozefs.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Gati për të mirëpritur gjithë botën”, Rama për turizmin: Po ngjitemi gjithnjë e më lart

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se Shqipëria po përmirësohet sa i përket turizmit. Ndërsa krahason rezultatet me vitin 2019, Rama...

Rekorde dhe spektakël, 21-vjeçari Cole Palmer mahnit Chelsean

Cole Palmer po përjeton një sezon ëndrrash në Londër. Djaloshi që erdhi pa bujë nga Manchester City gjatë verës së kaluar, po bënë “zhurmë” me...

Taksa e pronës, sa do rritet detyrimi për bizneset e qytetarët?

Taksa e banesës, që do të nisë të aplikohet prej 2026, do të rrisë detyrimin për qytetarët dhe për bizneset. Llogaritja e saj do të...

UNICEF: Çdo dhjetë minuta një fëmijë vritet ose plagoset në Gaza

Fëmijët në Gaza janë bërë imazhi i luftës së vazhdueshme pasi rrëfimet e tyre nxjerrin në pah pasojat e konfliktit, sipas një zyrtareje të...

Pse Mitsotakis kandidoi Belerin për eurodeputet? Mediat greke zbardhin prapaskenat

Një ditë pas publikimit të lajmit për kandidimin e Fredi Belerit nga partia “Demokracia e Re” për zgjedhjet europiane të 9 qershorit, mediat greke...

Lajme të tjera

Web TV