Video/Historia e çuditshme e kimikateve që e shkaktuan shpërthimin në Bejrut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra tonë nitrat amoniumi, që besohet të kenë shkaktuar shpërthimin e fuqishëm në Bejrut të martën e kaluar u bënë temë diskutimi në mediat globale. Kimikatet ishin të vendosura në një varkë me flamur moldav dhe duhej të dorëzoheshin në Mozambik.

Sipas mediave të huaja, historia që çoi në shpërthimin tragjik në portin e kryeqytetit libanez, filloi më shumë se gjashtë vjet më parë, 1,300 kilometra larg Bejrutit.

Anija me flamur moldav “Rhosus” e la portin e Tbilisi të Gjeorgjisë me 2,750 tonë nitrat amoniumi. Ajo asnjëherë nuk arriti në destinacionin e saj të synuar, Mozambik, ku ngarkesa duhej të shitej në një fabrikë që prodhonte eksploziv për përdorim civil, raporton Telegrafi.

Kështu, nitrati i amoniumit, i cili tani shihet si shkaku i katastrofës që la të vdekur të paktën 158 njerëz dhe lëndoi rreth 6,000 të tjerë – nuk do të duhej të përfundonte në portin e Bejrutit. Mirëpo, një kombinim i keqmenaxhimit të anijes, problemeve teknike si dhe komplikimeve ligjore e mbajtën ngarkesën me kimikate në Liban, shkruan France 24.

Megjithëse, autoritetet e vendit ende nuk i kanë lëshuar përfundimet e hetimit zyrtar të tragjedisë, disa botime përfshirë The New York Times, CNN dhe Der Spiegel, ofruan kronologji të fakteve.

A prisni që Putini t’ju dërgojë forca speciale?”
Anija Rhosus, i përkiste Igor Grechuskin, një biznesmeni rus që jeton në Qipro, ai pagoi një milion dollarë për transportimin e kimikateve në Mozamik, tha kapiteni i anijes Boris Prokoshev për New York Times.

Gjatë një ndalese në Greqi, pronari rus paralajmëroi ekuipazhin që nuk kishte fonde për të paguar pagat si dhe kostot e mirëmbajtjes përgjatë udhëtimit nëpër Kanalin e Suezit. Kështu që ai u kërkoi atyre të drejtoheshin për në Bejrut, ku ai synonte të merrte para të tjera për transportimin e ngarkesës shtesë, raportoi Der Spiegel.

Ishte një kalim i vështirë nëpër Mesdheun lindor, shpjegoi Prokoshev, i cili tani është në pension. Anija ishte në gjendje të mjerueshme, me një vrimë, duke e detyruar ekuipazhin të hidhte ujë vazhdimisht nga brenda.

Lexo edhe :  Coachella 2024: Gratë shpëtojnë imazhin, festivali vuan një krizë identiteti

Megjithatë, përkundër planeve të pronarit të saj, anija qëndroi në Bejrut. Gjatë inspektimit të Rhosus, autoritetet e portit në Liban, thanë se dokumentet e objektit nuk ishin në rregull dhe se varka nuk ishte në një gjendje të duhur për lundrim, raportoi CNN. Ndërkohë, Igor Grechushkin “kolapsoi”. Ekipit i mungonin burimet për të paguar shpenzimet e transportit.

Pa mjetet e duhura për mirëmbajtjen e varkës, ekipi “ishte peng mbi një bombë lundruese”, raporton France 24.

Ndërkohë, Libani i lejoji gjashtë nga personat e ekipit të largoheshin nga vendi, ndërsa katër persona i mbajtën në vend, përfshirë dhe kapitenin.

Prokoshev tha se lidhur me këtë rast ai kontaktoi edhe me ambasadën ruse.

“Po prisni që presidenti Putin të dërgojë forca speciale për t’ju larguar?” I kishte thënë njëri prej bashkëbiseduesve atij.

Gjyqësori nuk veproi asnjëherë

Në dëshpërim, Prokoshev shiti disa nga karburantet e anijes për të siguruar avokatët e tij, në mënyrë që të argumentonte çështjen në të cilën ishte “zhytur”. Rreth 11 muaj pasi kishim mbërritur në Bejrut, marinarët më në fund fituan të drejtën ligjore për t’u kthyer në shtëpi, kishte thënë në vitin 2015 Charbel Dagher, një nga avokatët që përfaqësoi ekuipazhin.

Rreth 2,750 tonë nitrat amoniumi u transferuan në depon e 12 të portit në Bejrut. Kimikatet kurrë nuk lëvizën prej aty. Zyrtarët e portit, thonë se ata i paralajmëruan vazhdimisht autoritetet libaneze për rrezikun e mbajtjes së një rezerve të atyre produkteve, e sidomos aq afër qendrës së Bejrutit.

Midis vitit 2014 dhe 2017, gjashtë aplikime të pasuksesshme u kryen në gjykatat libaneze, duke kërkuar apel për heqjen e nitratit të amoniumi, raportoi New York Times.

“Duke pasur parasysh rrezikun për mbajtjen e këtyre mallrave në hangar për sa i përket edhe kushteve klimatike të papërshtatshme, ne riafirmojmë kërkesën tonë për t’i eksportuar këto mallra menjëherë, në mënyrë që të ruhet siguria e portit”, thuhej në kërkesën e cila nuk kishte marrë asnjë përgjigje.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Efektet që kanë aktivitetet artistike në trurin e njerëzve në moshë

Për shumë prej nesh, ditët kur mund të krijonim diçka artistike, një pikturë, art crafts (punime artistike me dorë)...

Arrestimi i këngëtarëve shqiptarë në Zvicër/ Mirë ua bënë, vinë e dredhin by**ët dhe…

Zbardhen detaje rreth aksionit të policisë zvicerane për arrestimin e disa personave në lokale nate, ku mes tyre ishin dhe këngëtarë shqiptarë dhe serbë....

Pse Meta është bërë agresiv? Analisti i njohur zbardh prapaskenat e bujshme

Analisti Ergys Mërtiri ‘në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ theksoi se Meta është bërë agresiv pasi duket qartë se ka një hall të madh...

Pas daljes nga ‘BBV3’, Ilnisa habit fansat, bën ndryshim drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

Ky vend u bën thirrjen e fortë qytetarëve: Largohuni menjëherë nga Izraeli

Australia u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Izraeli “nëse është e sigurt për ta bërë këtë”, pas raportimeve të...

Lajme të tjera

Web TV