“Ku u bëre ti moj morracake”/Kur Gëzim Kulufi shante Parashqevi Simakun

113 563 lexime

77,347FansaPëlqeje

Tirana e viteve ’80 kishte argëtime që sot nuk mund të quhen të tilla. Ishin disa personazhe që i njihte mëhalla dhe Kryeqyteti që fal bëmave dhe sjelljes jo të zakonshme mbaheshin mend në shoqëri. Një prej tyre ishte ai që njihej si Gëzim Kulufi.

Gëzimi ishte pjesë e komunitetit Rom dhe fatkeqësisht fëmijë jetim, një endacak i pa strehë që bënte jetën e zhelonit. Megjithatë Gëzimi shkaktonte humor fal sjelljes së tij dhe mënyrës së të folurit.

Fjali të veçanta shqip por me dialekt e theks rom. Nuk ishin të paktë njerëzit kur e merrnin pranë vetes që ai ti bënte për të qeshur.

Një histori e veçantë është kur Gëzim Kulufi u përballë në urban me këngëtaren e njohur të asaj kohe Parashqevi Simakun.

Gëzimi i ulur në një nga sendilet e urbanit linja Kombinat-Kinostudio dhe përball ti nga dera e urbanit shfaqet Parashqevi Simaku.

Sakaq të gjithë qytetarët në urban e kishin mendjen dhe sytë te këngëtarja mjaft e bukur dhe në kulmin e karrierës së saj, ai lëshon një batutë “të hidhur”.

Gëzim Kulufi: “Ua kjo morracakja, kur u bëre dhe ti të këndosh në festival moj morracake”

Reagimi i këngëtares ishte një skuqje e lehtë pa e ditur që ai ishte thjesht Gëzim Kulufi që gjithkush e dinte se me të vetëm qeshej, me të të gjithë argëtoheshin.

Fati e deshi që vdekja e tij të ishte e papritur edhe të mbetej enigmë, thonë se u vra në mënyrë misterioze.

Vërtet jetim pa njeri, pa varr por Tirona dhe Tironsit e viteve ’80 kanë shumë kujtime, mbahet mend si një endacak këndshëm që të gjithë qeshnin.

 

Bo.Ba/fjala.al

 

Të fundit

U kap me dy pistoleta, Gjykata lë në arrest shtëpie Fjolla Morinën

Gjykata ka marrë vendimin për arrest shtëpie për këngëtaren kosovare, Fjolla Morina e cila u kap me dy pistoleta...

Kinë/ Kritikoi Xi Jinping për pandeminë, miliarderi dënohet me 18 vite burg

Një miliarder në Kinë, i cili kritikoi presidenti Xi Jinping për menaxhimin e pandemisë koronavirus, është dënuar me 18 vite burg. Ren Zhiqiang u shpall...

“Pini 8 gota ujë në ditë”, një mit apo fakt shkencor?

Një nga këshillat më të zakonshme shëndetësore që dëgjojmë është “pini tetë gota ujë në ditë”. E vërteta është se uji është i mirë...

Moto GP/ Rosi thotë se rikthimi i Markezit është i vështirë, mjeku Kosta e hedh poshtë

Mark Markezi i mungon pistave të nivelit më të lartë të Botërorit të Motoçiklizmit, Moto Xhi-Pi dhe rikthimi i tij është rikthyer tanimë në...

Pogradec/ Arrestohet 40-vjeçari nga Lezha, u kap me 2 klandestinë

Në kuadër të operacionit “Perimetri”, në qarkun e Korçës është arrestuar një 40-vjeçar nga Lezha. Ai është kapur në Pogradec me dy klandestinë në...

Lajme të tjera

Web TV