Ndahet nga jeta një nga pionierët e Cirkut shqiptar/ Emri-Foto

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ndarë nga jeta një nga pionierët e Cirkut shqiptar, Kosta Papanikolla, i njohur me pseudonimin siç e thërrisnin të gjithë kolegët “Daja”.

Ai  i takon brezit të themeluesve të Cirkut në Shqipëri, ku hodhi themelet e këtij arti duke bërë për vete publikun shqiptar përmes shfaqjeve të shumta.

Papanikolla është shquar për nivel të lartë interpretimi të numrave akrobatikë, në zhanre të ndryshme të cirkut.

Me përvojën e tij ai dha një kontribut të madh  si mësues në Studion e parë të fëmijëve të ngritur në Cirk në vitet 1976-1980 duke  përgatitur një brez të rinj të talentuar në këtë lloj arti.

Madje në shfaqjen e parë “Shpërthime rinore” ai ishte udhëheqës artistik. Është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” i Klasit të parë dhe të dytë. Deri kur doli në pension ai ishte pjesëmarrës në të gjitha premierat e realizuara nga stafi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova është arratisur nga burgu në Wauwilermoos i Lucernit, ku ishte i dënuar me kusht. Ai...

Aplikacioni Telegram rrezikon bllokimin në Rusi, Kremlini: Po përdoret nga terroristët

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar sot se aplikacioni i komunikimit Telegram dhe krijuesi i tij Pavel Durov duhet t’i kushtojnë më shumë...

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi listën e familjeve të Kombinatit, të cilat përfitojnë bonus qiraje pasi banesat e tyre u prekën nga procesi i...

Sterilizimi/ Ilir Beqaj zbulon detaje nga dosja hetimore: Kemi bërë kërkesë për…

Pas daljes nga SPAK ku u njoh me dosjen hetimore për Sterilizmin, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, tha...

Ekspertët thonë jo! Nga tani mos qëndroni më zbathur në shtëpi, ja arsyeja e fortë

Pas një dite të gjatë me këpucët veshur me siguri gjithçka që doni të bëni është t’i largoni ato nga këmbët tuaja. Kjo për shkak...

Lajme të tjera

Web TV