“Të gjithë meritojnë një vend në histori”/Tirana u jep zyrtarisht lamtumirën 6 futbollistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarisht Erando Karabeci, Edon Hasani, Lansinet Sidibe, Ismael Dunga, Mario Morina dhe Edvan Bakaj nuk janë më pjesë e Tiranë.

Ata kanë mbyllur aventurën me bardheblutë dhe lajmin e ka konfirmuar vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në njoftim thuhet se këta lojtarë meritojnë një vend në histori, për atë që kanë dhënë për këtë klub dhe sidomos për titullin.

Në njoftim mungojnë emrat e Majkëll Ngo-së dhe Tefik Osmani, të cilëve po ashtu iu ka mbaruar kontrata me klubin kampion të Shqipërisë. Ky fakt do të thotë se për dy lojtarët në fjalë nuk është vendosur ende përfundimisht nëse do të vazhdojnë bardheblu apo do të largohen.

Njoftimi: 

“Faleminderit Kampionë! KF Tirana falënderon lojtarët, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë viteve të tyre me fanellën bardheblu. Të gjithë meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 11 vitesh. KF Tirana i uron suksese në vazhdim.”, shkruhet në postimin e Tiranës.

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/kftirana.al/posts/2652140481708724?__xts__[0]=68.ARALauOqxqd5yxVdT4_ZHpnw0KB8i02ej_ohoQsUXpkOwVp_yP83JtTAfvI3ODtFjfj37mzEPrpx3atFv1BBYT3kwAnHUJRDJPm38cQ-wkR4gv19Nqf-EQP56_gKhr7ZZCxgentci8r4cNZGcW8tOiVqjvRwhelXvflBZsrzFicZjAi4L7ZIpppaKvxvurqtydINovkzuVZEQvYTK-7FPiv8-zi6clIJMYBbQj_8YHzKdLO5PjFpo37BUfbiw5TeDPXusvPcOTh36TGv2fkhHiMwkf1E4cOzQ20-UpiXObwWX09fI2AfJ844zt34g8f-QkCXAdUikq60huWves3LZmvXON_i&__tn__=-R

Të fundit

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Në një lidhje “skype”...

Lajme të tjera

Web TV