Vrau nënën, lihet në burg pa afat Olsi Çekiçi, i sëmuri mendor

113 563 lexime

77,354FansaPëlqeje

Ka dalë sot para gjykatës së Pogradecit për tu njohur me masën e sigurisë, 44-vjeçari Olsi Çekiçi, i cili më 6 gusht vrau me thikë nënën e tij Firdes Çekiçi 70- vjeçe, për ti prerë më tej kokën dhe për t’ia varur te porta e shtëpisë.

I dyshuari i akuzuar për veprat penale  “Vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Dhunë në familje”, është shfaqur i qetë në gjykatë.

Ai mbante në fytyrë maskën e bërë të detyrueshme për shkak të koronavirusit, teksa shikonte përreth se çfarë do të ndodhte me të.

“Arrest me burg” pa afat vendosi gjykata ndaj tij, ku në vijim të hetimeve do të mbetet pas hekurave.

Ka qenë vajza 15-vjeçare e të dyshuarit ajo që ka zbuluar ngjarjen e ndodhur në Buçimas të Pogradecit, ku pasi i çoi të atit për të ngrënë shkoi te fqinja ngjitur për të kërkuar diçka.

“Dëgjova të bërtitura dhe dola kur pashë se çfarë kishte ndodhur. Mora biçikletën dhe shkova në Komisariatin e Pogradecit që të thërrisja Policinë”, ka thënë e mitura.

Olsi Çekiçi vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe vjedhje./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Maliqi: Rilindja ti lërë lojërat me lista gjysëm të mbyllura dhe pa koalicione

Deputetii i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka bërë një mesazh të fortë për popullin nëpërmjet një postimi në "Facebook". Maliqi...

“Paqja kërkon sakrifica”, Meta: Liria dhe të drejtat garantohen përmes shtetit ligjor

Presidenti Ilir Meta ka bërë një shkrim për Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Duke cituar thënien e Nënë Terezës që "Paqja mund të arrihet edhe...

Kontrollet në të gjithë vendin/ Gjenden 203 kg kanabis në Fushë-Krujë, arrestohen 22 persona

Ngjarjet e fundit kriminale kanë sjellë një plan të ri masash për Policinë e Shtetit, e cila prej ditësh ka ngritur një sërë pikash...

Balla: Listat 100% të hapura, në zgjedhjet e 25 prillit do të votohen edhe kandidatët

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes, në një komunikim për mediat u shpreh se më 25 prill do të...

Ditën kur Faraoni Ramses II pushtoi Londrën

Muzeu Britanik shfaq me krenari një bust kolosal të Faraonit Ramesses II (2.67 m i lartë, 7.25 ton në peshë), me të cilin Egjipti...

Lajme të tjera

Web TV