Në shkurt të vitit 1941, një anije britanike, u shkatërrua dhe përmbyt pas përplasjes në brigjet e Eriskay, një prej ishujve të Hebrides në Skoci.
Në bord ishin mallra tregtare të ndryshme. Sidoqoftë, nëse kishte një send të spikatur në inventarin e anijes, me siguri ishte uiski: 264,000 shishe.
Vendasit shpëtuan atë që mundën nga anija, por bykja e anijes shpërtheu dhe ajo u fundos në fund të detit.
Nga ato 264,000 shishe mbetet vetëm një, e gjetur në 1987 nga zhytësi profesionist George Currie. Dhe dje ishte dita e fundit për të bërë ofertën në ‘Ankandin e Madh Skocez’ të Whisky.
Sipas uebfaqes, oferta e fundit që shishja ka marrë është 6,655 euro, një shifër mjaft e lartë, veçanërisht nëse merret parasysh që blerësi nuk do të jetë në gjendje të shijojë një pikë të këtij uiski, pasi shtëpia ankande paralajmëron se “nuk është i përshtatshëm për konsum njerëzor”.
Sidoqoftë, blerësi jo vetëm që do të fitojë shishen, por do të marrë gjithashtu një helmetë zhytjeje dhe disa tulla nga anija e mbytur.
Shumë besojnë se ka ende shishe të tjera të fshehura. Në të njëjtin vit që George Currie gjeti shishen, një zhytës tjetër gjeti 8 kopje, të cilat ai përfundoi duke shitur për 11.875 €.
Përveç kësaj, anija transportonte edhe 290,000 fatura me vlera të ndryshme, shuma e së cilës vlerësohet të ketë një vlerë prej 8,482,550 euro. Disa prej tyre u transferuan në banka të ndryshme dhe u shkëmbyen në paund.
Pasi u shfaqën në banka të ndryshme në Liverpool, Londër dhe Shtetet e Bashkuara (mes vendeve të tjera), qeveria angleze njoftoi se 211.267 prej tyre ishin rikuperuar./Bl.Ba/Fjala.al