COVID-19/ Ekspertët: Fëmijët e përhapin si të ftohtin e zakonshëm

113 563 lexime

77,366FansaPëlqeje


Sipas ekspertëve, thuajse të gjitha sëmundjet respiratore, përfshirë të ftohtin, shkaktohen nga koronaviruse. Dhe ky i fundit është nga e njëjta familje. Ai përdor të njëjtët receptorë në kalimin hundor si edhe viruset e të ftohtit. Në rastin e SARS-CoV-2, ai mund edhe të vrasë.

Sipas Uilliam Haseltine, ish-profesor në Shkollën e Mjekësisë në Harvard, ka shumë arsye të dyshohet se virusi i ri, edhe pse mund të vrasë, sillet pak a shumë si virusi i të ftohtit në kuptimin e transmetimit. Dhe fëmijët sipas tij, e transmetojnë të ftohtin e zakonshëm.

Ekspertët paralajmërojnë se fëmijët mund të infektohen dhe të infektojnë të tjerët, ndaj duhet të mbajnë maska. Sipas tyre, fëmijët deri në 5 vjeç mund të jenë shumë infektues për të tjerët. Rezulton se ata kanë një mijë herë viruse në hundën e tyre nga sa nevojiten për të infektuar ndaj edhe konsiderohen transmetues të mëdhenj.

Ndërkohë sipas një raporti të fundit në SHBA rezulton se gjatë katër javëve të fundit ka një rritje me 90 për qind të rasteve të COVID-19 mes fëmijëve. Ku rekordi është shënuar në Florida me 137 % rritje të fëmijëve të infektuar.

Po ashtu edhe OBSH një javë më parë tha se pandemia po fillon të zhvendoset tek popullata më e re në shkallë globale, ndërkohë që pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara deri më tani janë tek persona të moshave nga 25 deri në 64 vjeç.

Të fundit

Kërcënoi me vetëvrasje, flasin prindërit e Elton Metës: Djali kaloi në depresion, nusja paftë hajër nga zanati!

Kanë folur për mediat prindërit e Elton Metës i cili u arrestua në Zhupan të Fierit pasi kanosi familjen...

Pamje të rënda/Berisha publikon videon nga plagosja në Kavajë

Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha ka publikuar disa pamje të rënda nga denoncimi i një qytetari në adresën e tij. Në videon e publikuar nga...

“Dy gëzime në një ditë”/Veliaj: Familjet në Ndroq e Picallë sot në shtëpitë e reja

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj e ka nisur ditëtn e sotme me një lajm të mirë dhe shumë optimizëm. Në faqen e tij zyrtare në...

Balla flet i prerë nga Belshi: Hapja e listave është tashmë një fakt

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka qenë i pranishën ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Belshit. Balla gjatë kësaj...

Shpërndanin heroinë në kryeqytet, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme në Kombinat 4 persona për trafikim të lëndëve narkotike. Janë vënë në pranga Erjon Korteshi, Armand...

Lajme të tjera

Web TV