Helikopteri i FA bëri ulje të detyruar/Gjeneral Ahmetaj kërkon hetim nga SPAK dhe bën 12 pyetje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjeneral Pirro Ahmetaj, Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD dhe ish-zëvëndës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, ka hedhur akuza të forta lidhur me helikopterin e Forcave Ajrore Shqiptare i cili bëri ulje të detyruar në një nga zonat e Toscanas në Itali mëngjesin e  30 korrikut.

Sipas mediave italiane, mjeti fluturues ishte nisur nga Franca drejt Shqipërisë por në një moment pësoi avari duke bërë zbritje urgjente në Casentino. Helikopteri kishte në bord katër anëtarë dhe pësoi nxehje të pjesëve motorike.

Sipas Ahmetajt, pas kësaj ngjarjeje fshihet një kontratë korruptive e Ministrisë së Mbrojtjes për mirëmbajtjen e helikopterëve, që duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e pilotëve, duke shkatëruar kapacitete kritike të FA si dhe pasurinë kombëtare (Helikopteri COUGAR me vlerë 17 milionë €uro).

Gjeneral Piro Ahmetaj lidhur me këtë rast i kërkon SPAK-ut të hetojë tenderat kriminale të Ministrisë së Mbrojtjes me mirëmbajtjen e helikopterëve.

Ai ngre 12 pyetje për MM, për të cilat thotë se janë edhe ndihmë për SPAK. Mes tyre ai flet për largimin e kompanisë gjermane që i mirëmbante dhe një kontrata zyrtare të lidhur me kompaninë Franceze “Artelis SAS”.

Postimi i plotë në rrjetet sociale:

Në dt. 30.07.2020, mediat Italiane informuan se “falë aftësisë së pilotëve, u shmang tragjedia”, një helikopter i Forcave Ajrore të RSH bëri ulje emergjente në rajonin e Peskarës, Itali.

Mbas këtij lajmi, një ekspert i përgjegjshëm i forcave ajrore më ka informuar në mirëbesim për një kontratë korruptive të Ministrisë së Mbrojtjes për mirëmbajtjen e helikopterëve, duke rrezikuar seriozisht edhe jetën e pilotëve, duke shkatëruar kapacitete kritike të FA si dhe pasurinë kombëtare (Helikopteri COUGAR me vlerë 17 milionë €uro), fshihet mbas këtij rasti.

Për të ndihmuar organet e drejtësisë (SPAK), për të nisur menjëherë hetimet, kam ndërtuar 12 pyetje publike dhe fare të thjeshta ndaj institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes (MM):

1. Pse MM dhe Autoritetet Ushtarake përgjegjëse vijojnë të mos kenë asnjë deklaratë zyrtare për këtë prag-tragjedi me jetën e pilotëve dhe helikopterin?!

2. Pse është ndërprerë kontrata e shërbimeve të mirëmbajtjes me kompaninë e mirënjohur gjermane “Airbus” (kompania prodhuese e këtyre helikopterëve), dhe cilat janë arsyet që kjo kompani është larguar nga Rinasi (RSH), pas rreth 8 vitesh?!

3. Kush është kontrata zyrtare e lidhur me kompaninë Franceze “Artelis SAS”, e cila është më së shumti për transportin ajror në ndërtimin e linjave elektrike dhe teleferikëve, etj?!

4. Kush është kostoja e shërbimeve të helikopterëve nga “Artelis SAS”, kush është cilësia, si dhe sa është në total (përfshirë dhe transportin) diferenca e kostos me kompaninë Airbus?!

5. Kush janë arsyet ekonomike që helikopterët transportohen me Trajler nga Shqipëria në Francë, dhe sa është kosto shtesë?!, pasi ky është një rast unikal në botë, jo vetëm për koston e transportit që i mbivendoset asaj të mirëmbajtjes, por për prestigjin e një shteti!!

Lexo edhe :  GJKKO lë në burg kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, ndryshon masa për juristin

6. Kush do të përgjigjet për dëmin ekonomik (përfshi transportin?), kompania “Artelis SAS” apo shteti shqiptar?! Aktualisht helikopteri COUGAR ka një kosto dëmi tepër të lartë për t’u transportuar dhe riparuar përsëri.

7. A e ka ky helikopter uljen e dytë të detyruar (edhe para tre javësh?), dhe a është rikthyer te kompania Franceze “Artelis SAS” (?), Si, sa dhe kush e ka përballuar koston shtesë?!

8. Sipas ekspertëve italiane “shkathtësia e pilotëve shmangu një katastrofë ajrore”, dhe pyetja kritike mbetet nëse merret në konsideratë “pesha e rrezikut” për jetën e pilotëve?!

9. A janë pilotët të certifikuar, me eksperiencë fluturimi në lartësi të ulëta dhe mbi ujë (?); ka shkelje të rregullave të fluturimit, të shërbimeve të mirëmbajtjes, karburantit, etj ?!

10. A vazhdon të jetë në “arat e Pescarës”, Itali, helikopteri, kush janë procedurat standarte dhe praktika e plotë e kontratave të mirëmbajtjes së helikopterëve të Forcave të Armatosura?!

11. A janë pezulluar gjatë vitit 2018 nga puna për 8 muaj, 6 specialistë përgjegjës per shërbimet e mirëmbajtjes së helikopterëve në bashkepunim me kompaninë Airbus ?!

12. Pse MM prej 2 vitesh, shkelë me dy këmbët Kushtetutën (pika 1, neni 168 dhe pika 3, neni 169) dhe funksioni i Komandantit të Forcave Ajrore (si dhe FD) ushtrohet nga Zëvëndësi?!

Në shtesë, sjellim në kujtesë rrëzimin e helikopterit në Liqenin e Shkodrës, para 4 vitesh, ku humbën jetën dy pilotë, të cilët Qeveria në ikje i dekoroi “nxitimthi” dëshmorë të Atdheut.

Po a mjafton vetëm dekorimi si përgjegjësi shtetërore (?), për të mjekuar dhimbjen, mësuar nga gabimet dhe ndëshkuar zyrtarët e korruptuar, në mënyrë që rastet fatale të mos përsëriten ?!

Drejtësia ende nuk ka folur, nëse ka patur hetim rreth këtij aksidentit fatal, kush janë përgjegjësit për dy jetët e humbura si dhe shkatërrimin e pasurisë kombëtare (Helikopterin EC-145) ?!

Në përmbledhje të sa më sipër, shpresoj që SPAK do ta hetojë me përparësi këtë rast si dhe do t’i çojë përpara ligjit zyrtarët e papërgjegjshëm, që të verbuar nga babëzia për të vjedhur çka mbetur, kanë rrezikuar seriozisht jetën e pilotëve, kanë shkatërruar kapacitete kritike të Forcave të Armatosura ose pasurisë kombëtare si dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e RSH në NATO.

Gjeneral ® Piro AHMETAJ,
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Ish-Zëvëndës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Të fundit

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Mënyra për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra

Indeksimi i pensioneve këtë vit pritet që të bëhet në muajin tetor. Në tetor pensionistët do të marrin ca para më tepër në pagesën...

Studimi: Qentë mund të lidhin fjalët me objektet

Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë të ngjashme sikurse njerëzit, gjeti një studim që ka analizuar...

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga Afrika veriore. Në një lidhje “skype”...

Lajme të tjera

Web TV