“Koronavirusi ka pësuar mutacione të tjera”, mjeku epidemiolog flet për lajme të mira

113 563 lexime

77,354FansaPëlqeje

Ndërkohë që shifrat e të infektuarve me koronavirus po rriten përditë, e mjerisht, edhe numri i viktimave, mjeku epidemiolog jep një lajm të mirë, lidhur me mutacionet që ka pësuar virusi, që ka ardhur në zbutje sa i përket agresivitetit, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë.

Sipas studimit, “prezenca e këtyre mutacioneve dhe krijimi i një kodoni “stop” sugjerojnë se nënnjësia S1 e proteinës S (spike) mund të prodhohet si “proteinë e lirë” (free S1) hidrofilike.

Si rrjedhojë, kjo “free S1” mund të lidhet me receptorët ACE2 në mënyrë konkuruese, duke bllokuar receptorët dhe duke penguar lidhjen e viruseve të plota funksionale”.

Alimehmeti thekson se si konkluzion “Ky mekanizëm bën të mundur infektimin e një numri më të vogël qelizash humane dhe me një ritëm më të ngadaltë, duke sjellë si rrjedhojë edhe një infeksion më të lehtë, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë”.

“Djalli ndodhet në detaje, por po aty ndodhet edhe shpëtimi!”
Cit.: Hyman G. Rickover

🙏Të tjera mutacione/lajme të mira të virusit miqtë e mi!🙏

👌Një tjetër superpunim hedh dritë mbi mutacionet e mundshme “zbutëse” të SARS-CoV-2.

💫 Kujtoj që virusi u bë i aftë të infektojë njerëzit përmes një mutacioni në zonën që kodon proteinën S (spike), ku potencialisht u shtua (insercion) një sekuencë P-R-R-A (prolinë-argininë-argininë-alaninë).

🇪🇦 Punuar nga grupi kërkimor i Qendrës Spitalore Universitare Vall d’Hebron – Barcelonë, artikulli është publikuar më 5 gusht 2020 në revistën prestigjioze Emerging Microbes & Infections. (linku në fund të postimit)

Në studimin e tyre shumë teknik, autorët kanë hulumtuar speciet e virusit në 18 pacientë me COVID-19:
👉 10 me COVID-19 të lehtë
👉 8 me COVID-19 të rëndë.

Në total janë kryer:
👉 48.746.647 lexime (81.202 – 597.558 lexime për çdo amplikon)
👉 3.749.742 gjene të plota S
👉 208.319 lexime për çdo pacient, mesatarisht

Lexo edhe :  Penalizohet virologia kineze pas deklaratës se virusi është bërë në laborator

REZULTATE:

 Fshirjet (delecionet) nuk kanë ndodhur në mënyrë rastësore përgjatë gjenit S, por janë grumbulluar në rajone specifike.

 Ndër mutacionet e ndryshme, një rezultat shumë mbresëlënës kishte grumbullimi i fshirjeve (“hot-spot”) në amplikonin N07 në 14 pacientë ndër 18 (78%).

 Ndër këta 14 pacientë ndodheshin 100% e pacientëve me COVID-19 të lehtë dhe vetëm gjysma e atyre me COVID-19 të rëndë.

 Variantet virale me këto fshirje (delecione) ishin në mënyrë sinjifikante më të shpeshta te pacientët me COVID-19 të lehtë. (Fisher test: OR: 95%CI 0.0 – 0.9605; p=0.023)

KONKLUZIONE:

👉 Këto gjetje sugjerojnë se delecionet nuk janë evente sporadike edhe pse vërehen në një përqindje relativisht të vogël të kuazispecieve virale.

👉 Prezenca e këtyre mutacioneve dhe krijimi i një kodoni “stop” sugjerojnë se nënnjësia S1 e proteinës S (spike) mund të prodhohet si “proteinë e lirë” (free S1) hidrofilike.

👉 Si rrjedhojë, kjo “free S1” mund të lidhet me receptorët ACE2 në mënyrë konkuruese, duke bllokuar receptorët dhe duke penguar lidhjen e viruseve të plota funksionale.

👉 Ky mekanizëm bën të mundur infektimin e një numri më të vogël qelizash humane dhe me një ritëm më të ngadaltë, duke sjellë si rrjedhojë edhe një infeksion më të lehtë, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë.

Autorët dalin në konkluzion se:

🙏 PËRZGJEDHJA NATYRORE KA FAVORIZUAR NJË STRATEGJI TË TIPIT “MOS E DIGJ SHTËPINË KU JETON”.🙏

Pas çdo specie të sotme, ndodhen miliona vite evolucioni natyror!
Natyra ka qenë dhe do të jetë gjithmonë aleati ynë më i mirë!

Ndërkohë të fitojmë kohë duke respektuar masat dhe përkujdesjet individuale dhe sociale./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Plagosja në Astir, shpallen në kërkim 3 persona, mes tyre dhe një vajzë

Sherri i mbrëmshëm i cili përfundoi me plagosjen e 45-vjeçarit Spartak Beqaraj, ka nisur me diskutimet pse më sheh,...

Horoskopi/ Zbuloni se çfarë fshehin yjet për ju këtë javë

Dashi Ekuacionet e raporteve tuaja me njerëzit brenda familjes tuaj dhe ata me të cilët jeni afër, do të mbeten shumë të bukura. Ju do...

Covid-19 në shkolla/ Mësues të infektuar në Bulqizë,Vlorë dhe Gjirokastër

Nisja e vitit të ri shkollor ka pasur problematikat e veta ashtu sic edhe parashikohej për shkak të pandemisë. Janë regjistruar rastet e para të...

Japoni/ Katastrofa e Fukushimës, hapet muzeu që rrëfen tragjedinë e vitit 2011 (FOTO)

Në veri-lindje të Japonisë,të dielën në prefekturën e Fukushimës është hapur  Muzeu i parë publik që tregon trashëgiminë e aksidentit bërthamor të vitit 2011. Muzeu...

Kodi Zgjedhor, Ministria e Drejtësisë kërkesë Kuvendit për anëtarët e Kolegjit Zgjedhor

Ministria e Drejtësisë i është drejtuar me anë të një letre Kuvendit përmes së cilës kërkon ndryshimin e nenit 149 te kodit Zgjedhor. Në...

Lajme të tjera

Web TV