Lajm i fundit/ Pranga 8 shqiptarëve në Barcelonë, kultivonin drogë në një magazinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia lokale i El Prat de Llobregat në Barcelonë kanë arrestuar tetë anëtarë të një grupi që kultivonin marihuanë brenda një magazinë, në të cilën 622 kg e kësaj droge janë sekuestruar, me vlerë prej më shumë se 1.4 milion euro.

Të arrestuarit, të cilët nuk kishin regjistrime paraprake dhe tashmë kanë hyrë në burg, janë me kombësi shqiptare, dhe janë midis 28 dhe 51 vjeç dhe akuzohen për trafik droge dhe një tjetër për mashtrim të energjisë elektrike.

Të arrestuarit kultivonin marijuanë në një depo të madhe industriale pa ndonjë aktivitet të dukshëm, por që kishin një numër të madh kondicionerësh, siç raportohet nga Mossos.

Ndërhyrja e policisë ka ndodhur gjatë të enjtes së kaluar, ku pas kontrollit është sekuestruar 622 kilogramë marihuanë, vlera e të cilës shkon në 1,418,000 euro në tregun e zi dhe se shuma për mashtrimin me energjinë elektrike arrin në 288,000 euro.

Policia arrestoi tetë personat të cilët ndodheshin brenda magazinës në momentin e operacionit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zbatimi i marrëveshjeve/ BE: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Dje u shënua 11 vjetori i arritjes së marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e...

Lufta në PL/ Betejë brenda partisë dhe shtëpisë

Monika Kryemadhi e ka sfiduar dje Ilir Metën me një mesazh që mbante si print në bluzën e saj. “Here i am” i tha...

Media franceze: Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria, me 70% të territorit të mbuluar nga një reliev kryesisht malor, ende nuk i ka zbuluar të gjitha...

‘Nuk jam krenar!’ Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë

Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike aktualisht pedagog në gazetari ishte i ftuar sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama. Rama kërkoi ndjesë publike për...

Lajme të tjera

Web TV