Në datën 12 dhe 14 gusht në disa zona në Tiranë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas OSHEE-së kjo do të ndodhë për shkak të instalimit të matësve të rinj elektronik nga Operatori i Sistemit të Transmetimit në n/stacione, projekt i nisur prej një viti.
Sipas planit, OST do të punojë në Nst Farkë dhe Traktora (Tiranë) instalimi i matësve te fiderat 20kV.
Zonat dhe oraret:
12 gusht Nst Farkë 09:00-12:00
Zonat pa energji: Farkë (pranë kopshtit Botanik), Stallat Sauk dhe TEG
14 gusht Nst Traktora 09:00-12:00
Zonat pa energji: Lundër dhe Farkë
/En.Br./Fjala.al