“Për 1 muaj në luftë për jetën”, ja çfarë ka ndodhur me Vjollca Brahon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 1 muaji betejë me Covid 19, drejtoresha e ISHSH-së, Vjollca Braho lë spitalin.

Ajo është shëruar plotësisht dhe falenderon përmes një statusi në Facebook, ekipin e mjekëve që u kujdesën për të.

Ndër të tjera ajo jep edhe një këshillë për ata që se kanë kuptuar akoma se çfarë sëmundje vdekjeprurëse është Covid -19.

“Ju lutem zbatoni me përpikëri tre rregullat e thjeshta duke mbajtur maskën në ambientet e mbyllura, ruani distancimin social dhe lani duart sa më shumë që ta mbani sa më larg këtë sëmundje vdekjeprurëse”, shkruan ajo.

Statusi i plotë

Në Spitalin Shefqet Ndroqi për 1 muaj në luftë për jetën. Por ja dola ….

Të dashur miq , mikesha e të afërm. Ju falenderoj nga Zemra secilin nga ju një për një për mijëra sms-të e dërguara në telefonin tim, e telefonatat pafund që interesoheshit çdo ditë për shëndetin tim edhe pse unë nuk mund t’i përgjigjesha asnjeriu ?

Vështirësia në frymëmarrje ishte shenja kryesore që dha alarmin që jeta ime ishte në rrezik.

Në Spitalin Shefqet Ndroqi për 1 muaj ne luftuam por në fund ja dolëm.

Një falenderim të veçantë me përulje për ekipin e mrekullueshëm të reanimacionit Dr Albani, Fahriu, Eljana, Arjani, kryeinfermierja e reanimacionit Merita, vajzat si flutura te reanimacionit, kryeinfermiret e përgjithshme Hena &Leta, sanitare Bukuria e për gjithë personelin e këtij Spitalit shpreh mirënjohjen te pafund për atë punë të shkëlqyer që ju e bënit për të gjithë e jo vetëm për mua duke ju dhëne frymë e jetë çdokujt me shpirt e zemër, Ju që më dhatë oksigjenin me dhatë frymën me kthyet buzëqeshjen e Jetës me dashuri e profesionalizëm!

Nuk gjej fjalë për të falenderuar Shefen e Reanimacionit profesores Alma Canin ( Motra ime ❤️ ) që për ditë e netë të tëra ajo mohoj gjithçka nga jeta e saj duke ndenjur në spital e pa u kthyer as në darkë në shtëpi ( këtë se bëri vetëm për mua por për të gjithë pacjentët në reanimacionin që ajo drejton me aq shumë profesionalizëm e dashuri, duke mohuar veten për pacientët ). Ne Shqiptarët jemi me fat që kemi në ekipet tona mjekë ekselentë që na i ka zili dhe ? për përgatitjen e tyre edhe si pleumolog edhe si reanimator ?? ?

Lexo edhe :  Çfarë po ndodh? FNSH kontrolle në të gjithë qytetin e Vlorës, disa të shoqëruar

Në fund një falenderim special për Kapitenin e këtij ekipi të bukur profesionalisht që drejtohet nga Profesor Perlat Kapisyzi i cili vinte çdo dite në mëngjes e në darkë vizitonte të gjithë pacientët vetë me aq shumë kujdes e profesionalizëm.

Unë sot e kam Shpirtin plot për atë që Mjekësia Heroike Shqiptare bën peë secilin nga ne. Mirënjohje pafund ???? Falenderoj Ogertën Ministren e Shëndetësisë që çdo ditë interesohej për ecurinë e sëmundjes time. Jam shumë e emocionuar se heronjtë e Shefqet Ndroqit meritojnë shumë më shumë fjali të spikatura por emocionet e ditës së parë kur del nga spitali janë të mëdha. Ju jam mirënjohëse pafund për gjihshka ju bëtë për mua.

Një këshille të fundit për ju që se keni kuptuar akoma se çfarë sëmundje vdekjeprurëse është Covid -19. Ju lutem zbatoni me përpikëri tre rregullat e thjeshta duke mbajtur maskën në ambjentet e mbyllura , ruani distancimin social dhe lani duart sa me shume qe ta mbani sa me larg këtë sëmundje vdekjeprurëse .

Falenderoj Zotin ?? qe ne kete beteje te veshtire me beri edhe me te forte .

Me respekt e mirënjohje përjetë Vjollca Braho.

Kjo është Profesoresha Alma Cani Ansary motra ime qe nuk kam fjale te pershkruaj ate qe ajo ka bere per mua ???./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV