“Miku i paftuar”, ariu i zi bashkohet me një familje për piknik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një familje e cila po pushonte në pyllin e largët të Marylandës, kanë gjetur një Yogi Bear të vërtet. Ariu i zi ka qenë duke shëtitur ndërsa ata kishin dal për një piknik duke vendosur të bashkohet me ta.

Në një video të postuar në TikTok nga Kaitlyn Nesbit, mund të shihet ariu i vendosur në krye të një tryeze pikniku duke pritur me padurim sanduiçin me gjalpë kikiriku. Burri i guximshëm vendos ta ushqej me dorën e vet ndërsa miqtë e tjerë janë tmerruar nga mosbesimi kundrejt ariut.

Nesbitt, 29 vjeç, thotë se ajo kapi momentin të enjten në Deep Creek, ku familja e saj po qëndron në një kabinë. “Kjo ishte kabina e një miku dhe ata thanë që ariu është gjithmonë rreth e rrotull dhe kurrë nuk i shqetëson ata vërtet”, i tha Nesbit, një menaxher i dyqaneve të nuseve, për Caters.

“Disa nga pjesëtarët e grupit tonë janë mësuar të jenë jashtë në natyrë, kështu që të gjithë na është thënë që të mos bëjmë lëvizje të papritur dhe të qëndrojmë atje ku ishim.
“Shumica prej nesh ishin të frikësuar nga vdekja dhe u filmuan nga kuverta, por trimëria testoi fatin e tyre.”

Grupi kishte qenë duke shijuar ushqimet e gatuara nga vet ata kur ariu doli papritmas nga pemët që i rrethonin duke kërkuar ushqim. Njëri nga burrat në grup kap një bukë dhe tregon gishtin e tij te ariu, në dukje duke i thënë që të presë sanduiçin të jetë gati. Pasi u bë gati, burri mbajti sanduiçin përpara ariut duke e hequr dorën me ngadal,në këtë menyrë ariu do të hante sanduicin.

Grupi shihet duke bërë selfie me mysafirin e tyre të ri të darkës përpara se ariu të largohej.
Por veprimet e tyre janë kritikuar ashpër nga të tjerët në mediat sociale të cilët paralajmëruan se arinjtë nuk duhet të ushqehen në këtë mënyrë për sigurinë e tyre – dhe atë të njerëzve të tjerë.

Lexo edhe :  Organizata Botërore ngre alarmin për temperaturat ekstreme: Është rritur numri i vdekjeve

Ilegalisht e paligjshme të ushqehen arinjtë në Maryland pasi ato do të fillojnë të shoqërojnë njerëzit me ushqim dhe të bëhen problem ose kërcënim për banorët lokalë. Departamenti i Burimeve Natyrore në Maryland paralajmëron se ushqimi nuk duhet të mbahet në vendet ku arinjtë mund të fitojnë qasje të lehtë siç është në tenda dhe që ushqimet e konservuara dhe të thata duhet të përdoren për të minimizuar erën në mënyrë që kafshët të mos tërhiqen.

Gjithashtu paralajmëron rreptësisht njerëzit që të trembin arinjtë e zi, nëse hyjnë në një kamp duke kërkuar ushqim. /St.Su/Fjala.al

Të fundit

FOTO/ Çfarë ka ndodhur? Jetmir Salaj në zi, humb personin e afërm

"Zoti merr pranë vetes gjithmonë më të mirët"– kështu shkruan Jetmir Salaj në ‘instastory’ bashkangjitur me një foto me...

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar ‘vendbanimin e parë’ të gjithë racës njerëzore

Ata publikuan zbulimet e tyre pasi studiuan ADN njerëzore, por studiues të tjerë ende nuk janë të bindur. Shkencëtarë në Australi kanë hapur një debat...

Kryeqyteti më i mirë i Evropës për të qenë turist në 2024

Kryeqyteti më i mirë evropian i vitit 2024 për t'u vizituar si turist është Lisbona. Kryeqyteti i Portugalisë ka qenë një destinacion magjepsës prej kohësh,...

Shumë pranë nesh, cili është qyteti i shpallur me aromën më të mirë në botë

Mund të tingëllojë pak e çuditshme, por nëse keni pyetur ndonjëherë se cili qytet ka aromë më të mirë, ne kemi përgjigjen. Kompania britanike HAIPP ka...

Precedenti Benet Beci, si lakmus për sondazhet politike

Nga Ylli Pata Ka shumë pikëpyetje, por ajo që vjen si e dhënë nga territor, është se mjaft nga qytetarët që votuan Benet Becin ishin...

Lajme të tjera

Web TV