Brataj publikon pamjet e rënda: Ja çfarë i shkakton COVID-i mushkërive (FOTO)

113 563 lexime

77,451FansaPëlqeje

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shprehet se COVID-19 nuk le shenja në trup si sëmundjet e tjera Murtaja, Lia, Rubeola Fruthi, por le shenja vetëm në mushkëri.

Sipas tij, nëse do linte shenja në trup dhe fytyrë si të tjerat të gjithë do mbanim maska dhe do dëbonim këdo që do ishte i prekur me COVID-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Brataj ka publikuar disa fotografi që tregojnë pasojat që linin sëmundjet e mëparshme dhe pasojat që le COVID-19 në mushkëri, ndërsa shton se çfarë kanë shkaktuar ato sëmundje njerëzimit në historinë humane duhet ta kujtojmë gjithmonë dhe sipas tij ato fotografi tregojnë se dëmtimi është i njëjtë.

Më tej shefi i Urgjencës Kombëtare shton, se çdo pandemi që ka kaluar njerëzimi ka pasur një fillim dhe një fund dhe e njëjta gjë do të ndodhi edhe me këtë virus.

Postimi i plotë:

SIKUR COVID-19 TË PARAQITEJ ME SHENJA SI SËMUNDJET E TJERA EKZANTEMATIKE!
Në datën 1 korrik do të vendosja në faqen time një status me këtë titull nga i cili po mar disa fragmente!
CORONAVIRUSI, MIJËRA SHENJA TË SËMUNDJES QË NUK LË SHENJA!
Prerje nga maska në fytyrë, cikatriçe të krijuara nga orë dhe ditë të stërgjatura të përdorimit të tyre, irritime të fytyrës, lodhje, stres, ankth me kohë të pa përcaktuar. Këto janë shenjat që i referohen një ngjarje, një gjëje ose personave real në frontin e luftës me sëmundjen Covid-19.
Coronavirusi nuk shfaqet me shenja që vihen re, nuk le shenja të dukshme në trup si ndodh me murtajën, apo sëmundje të tjera ekzantemike, ai shkakton dëmtime në mushkëri, të cilat sytë nuk i shohin dot. Por të gjithë kanë parë fotot e arkivoleve të grumbulluara në dhomat e morgut të spitaleve, apo radhët e kamionave me arkivolë dhe askush nuk mund ti harrojë ato.
Po sikur ky virus të linte shenja të dukshme si Murtaja, Lia, Rubeola Fruthi si do të silleshim?
A do tu afroheshim njerëzve të infektuar me Covid-19? A do ta përdornim maskën dhe distancën?
Sigurisht që po, do të zbatonim dhe do të dëbonim këdo me shjenja të dukshme, ndoshta edhe me mënyra shumë agresive! Nëse duam të kujtohemi se çfarë rrezikojmë, atëher vendosni një imazh të një skaneri pulmonar ku të doni, në zyrë, në banesë, në punë dhe kujtohuni se çfarë mund tju shkaktoj kjo sëmundje! Çfarë kanë shkaktuar këto sëmundje njerëzimit në historinë humane duhet ta kujtojmë gjithmonë, në çdo moment!
Këto fotografi tregojnë se dëmtimi është i njëjtë. Covid-19 dëmton si sëmundjet infektive me shfaqje ekzantemike të dukshme, shkakton të njëjtat dëmtime të organeve të brendëshme si ato, rrezikon jetën njësoj si këto sëmundje!
GJITHÇKA DO TË SHKOJË MIRË.
Çdo epidemi, çdo pandemi që ka kaluar njerëzimi ka pasur një fillim dhe një fund. E njëjta gjë do të ndodhi edhe me këtë virus.
Është në dorën tënde, është në dorën tonë e ardhmja, jeta, familja, shoqëria. Mbro jetën, mbro familjen, mbro prindërit, mbro gjyshërit, mbro fëmijët, mbro shoqërinë! Beso profesionistët dhe institucionet, nuk ka teori konspirative, nuk ka çip, nuk ka 5G!
Ka coronavirus që të shkakton sëmundjen covid-19, ka parandalim, ka shërim, ka vdekje nga kjo sëmundje!
Bëj atë që varet nga ty:
1. Përdor maskën në ambientet e mbyllura
2. Zbato rregullat e higjenës,
3. Mbaj distancim fizik.
4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
5. Përqafo jetën
6. Së bashku do ja dalim
7. Konsideroje Covid-19 si sëmundjet infektive me dëmtime të jashtme për të kuptuar çfar ndodh brenda organizmit!

Të fundit

Ava Max tregon si është tallur në fëmijëri: Më kanë futur kokën në tualet

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, ka rrëfyer së fundmi se ka përjetuar bullizëm gjatë viteve të shkollës,...

Fotografia është “një art që lëviz”, intervista e fotografit të famshëm Gjon Mili në Le Franc-Tireur

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Shtator 2020 “Le Franc-tireur” ka botuar, të premten e 4 tetorit 1946, në faqen n°2, një intervistë të Gjon Milit, fotografit...

E rëndë në Kavajë/ 84-vjeçari vetvaret në shtëpi, nuk dihen shkaqet

Një 84 vjeçar në Kavajë ka varur veten në shtëpinë e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orën 09:50, në lagjen Nr.5, te...

Ngjarjes e datës 16 shtator

1400 - Owain Glyndŵr shpallet Princ i Uellsit nga ndjekësit e tijë. 1812 - Rusët i vënë zjarrin Moskës menjëherë pas mesnate, qyteti do të...

Rama mesazhe BE-së nga Athina: Ideja e ndërtimit të kështjellave dhe e ndarjes së botës është çmenduri

Kryeministri Edi Rama flet nga Athina, në takimin e organizuar nga “The Economist” me temë Ballkani Perëndimor përtej 2020-s, ku ka përmendur dhe mësimet...

Lajme të tjera

Web TV