Dikur shitëse, sot partnerja e një ndër futbollistëve më të përfolur në botë

113 563 lexime

77,346FansaPëlqeje

Shumica e njerëzve nuk besojnë se dashuria ekziston. Për më tepër dashuria me shikim të parë. Mesa është parë për çiftin më të përfolur në botë kjo deklaratë hidhet poshtë, pasi dashuria mes tyre ekziston.

Georgina Rodriguez është e dashura dhe nëna e fëmijëve të Cristiano Ronaldo-s. Përveçse partnerja e një prej futbollistëve dhe njerëzve më me ndikim në botë, ajo ka nisur karrierën si modele dhe së fundmi do ta shohim edhe në rolin e prezantueses në natën e tretë të Sanremo-s.

Georgina është me origjinë nga Argjentina. Kur u njoh me Ronaldo-n, ajo punonte si shitëse në një dyqan Gucci në Spanjë. Më pas, fati e deshi që ata të takoheshin sërish në një event të Dolce & Gabbana-s, ku duket se lindën shkëndijat e para.

“Takimi i parë me Ronaldon ishte në një dyqan Gucci, ku unë punoja shitëse. Disa ditë më vonë u pamë sërish në një event të një firme tjetër dhe aty patëm mundësinë të flisnim në një atmosferë të qetë, jashtë ambientit tim të punës. Ishte dashuri me shikim të parë për të dy”, -ka treguar 26- vjeçarja në një intervistë për Elle, vitin e kaluar.

Jeta e saj ka ndryshuar rrënjësisht pas njohjes me Ronaldo-n, me të cilin ka një vajzë 2-vjeçare, të quajtur Alana Martina, si dhe tre fëmijë të birësuar më të rritur; binjakët Eva dhe Mateo, si dhe djalin e madh, Cristianinho (10 vjeç).

Pas kalimit të Ronaldo-s në skudrën e Juventusit, familja la Madridin për të jetuar pranë futbollistit në Turin. Georgina është një nënë e shkëlqyeshme dhe shumë e përkushtuar mbas katër fëmijëve të saj, me të cilët kalon pjesën më të madhe të ditës.

Lexo edhe :  Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nxjerrin në shitje vilën 7 milion dollarëshe (FOTO)

Përveç përkushtimit të palodhshëm për familjen, ajo nuk harron as ndjekësit e saj në Instagram, të cilët kanë kapur shifrën mbi 15 milionë.Ajo ndan shpesh foto dhe video duke treguar rutinën e saj dhe kohën që kalon me fëmijët.

Modelja ka treguar se një ditë e zakonshme e saj konsistonte në zgjimin e fëmijëve, ndërrimin e tyre, konsumimin e mëngjesit bashkë si familje. Më pas, ajo argëtohej me ta, përgatiste drekën, bënin një sy gjumë dhe në fund të ditës, palestër e spa.

Georgina është fansja më e madhe e CR7 dhe këtë e shpreh me dedikime të vazhdueshme në rrjetet sociale, si dhe me praninë e saj në pjesën më të madhe të ndeshjeve të futbollistit. Çifti ende nuk janë martuar, edhe pse është përfolur se Cristiano i ka propozuar Georgina-s me një unazë me vlerë 615 mijë paundësh dhe së shpejti pritet të ketë një dasmë./St.Su/Fjala.al

Të fundit

1982, kur Vera Grabocka akuzohej për “Modë të Huaj”

Pakujdesi, paaftësi, nepotizëm, shkelje të moralit komunist… Këto janë vetëm disa nga akuzat që kolegët i drejtonin njëri-tjetrit në...

Nuk ishte infarkt/ Ja e vërteta e vdekjes së 50-vjeçarit që tërhoqi zvarrë qenin

Javën e kaluar shkaktoi shumë polemika në rrjetet sociale për shkak se po tërhiqte zvarrë qenin e tij me makinë. Por vetëm disa ditë...

Komunikimi i të rriturve me fëmijët është baza ku ndërtohet edukimi

Nga Lira Gjika Edukimi është ai proçes njohje dhe të mësuari, që fëmija e realizon vetë nëpërmjet modeleve që mjedisi i ofron. Komunikimi i të...

Qëlloi me armë zjarri drejt tyre/ Policia vret një person në Kosovë

Një person është vrarë nga Policia e Kosovës mbrëmjen e sotme pas konfrontimit me këta të fundit. Ngjarja ka ndodhur në Prizren dhe mësohet...

Trump do ta shpallë kandidaten për Gjykatën Supreme më 26 shtator

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do ta shpallë të nominuaren e tij për zëvendësimin e gjykatëses së ndjerë të Gjykatës...

Lajme të tjera

Web TV