Nga Shkodra, në Itali, Francë e Zvicër/ Rama publikon foto dhe tregon punën që po bëhet me infrastrukturën

113 563 lexime

77,346FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se programi kombëtar i infrastrukturës në zonat rurale është fokusuar tek akset me impakt të prekshëm në bujqësi e në turizëm, kjo në funksion të rritjes ekonomike e punësimit në fshat. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tregon punën që po bëhet në rrugën “Ura e Mesit-Kala e Drishtit”, Shkodër.

Por, po ashtu, Rama publikon edhe foto rrugësh rurale në Itali, Francë e Zvicër, dhe këtë e bën për “të kthjelluar vështrimin e disa miqve në këtë faqe, që “çuditërisht” bëjnë sikur s’e kanë parë botën e tallen me këto “rrugë njëkalimshe”, shajnë për “kthesat vdekjeprurëse”, akuzojnë “për vjedhje asfalti”, fyejnë inxhinierët, sipërmarrjet, punën e mijëra njerëzve, që edhe në këto ditë përvëluese janë duke punuar në kantieret anembanë vendit”.

Ndër të tjera Rama thotë se një fakt është i padiskutueshëm, për atë që la pas qeveria e mëparshme: “Projektet copë – copë dhe cilësia skandaloze e punimeve të bëra me ritmin e daulleve të inaugurimit, bënë që thuajse çdo projekt të rishikohej, e deri të bëhej nga e para, ndërsa kostoja e veprave të rritej deri edhe në trefish, siç ndodhi me Tiranë-Elbasanin”.

Postimi i plotë i Edi Ramës

Vijojnë punimet në rrugën “Ura e Mesit-Kala e Drishtit”, Shkodër, një aks që lidh së bashku dy monumente të Trashëgimisë sonë Kulturore dhe është pjesë e Programit tonë Kombëtar të infrastrukturës në zonat rurale, ku jemi fokusuar tek akset me impakt të prekshëm në bujqësi e në turizëm, në funksion të rritjes ekonomike e punësimit në fshat.

*** Bashkëlidhur disa foto rrugësh rurale, në Itali, Francë e Zvicër, thjesht për të kthjelluar vështrimin e disa miqve në këtë faqe, që “çuditërisht” bëjnë sikur s’e kanë parë botën e tallen me këto “rrugë njëkalimshe”, shajnë për “kthesat vdekjeprurëse”, akuzojnë “për vjedhje asfalti”, fyejnë inxhinierët, sipërmarrjet, punën e mijëra njerëzve, që edhe në këto ditë përvëluese janë duke punuar në kantieret anembanë vendit.

Të gjitha investimet tona publike, në këtë rast qoftë në rrugët kombëtare e qoftë në ato rurale, bazohen në standarte europiane sipas kategorive të tyre dhe kryhen mbi bazë projektesh e me një cilësi që s’ka të krahasuar me kohën e “rrugëve të lëna rrugëve”…

Lexo edhe :  Lotaria Amerikane/Ambasada jep udhëzimet, ja rregullat e reja që duhet të dini për të aplikuar

Miq të dashur, qofshi dashamirës a jo me këtë qeveri apo me mua, sinqerisht ju them, ka plot arsye për të kritikuar çdo qeveri dhe padyshim edhe këtë qeveri, por në rastin e rrugëve të Shqipërisë dy gjëra janë të padiskutueshme:

E para, qeveria e mëparshme hapi shumë fronte punësh nëpër Shqipëri, dmth bëri shumë e shumë tendera (pa buxhetin e nevojshëm) dhe preu shumë e shumë shirita, duke ndërtuar kudo nga një copë rrugë që pastaj u la rrugëve bashkë me një mal borxhesh ndaj kompanive! E vetmja rrugë ku u bë më shumë se një copë rrugë, ishte Rruga e Kombit, vepër vërtetë ambicioze, por që u la edhe ajo e papërfunduar ose më mirë, e cunguar dhe pa asnjë plan mirëmbajtjeje…

Të gjitha ato punë të nisura e të mbetura në rrugë, vazhduan më pas, me shumë vështirësi, jo vetëm financiare dhe këtu vjen e dyta: Projektet copë – copë dhe cilësia skandaloze e punimeve të bëra me ritmin e daulleve të inaugurimit, bënë që thuajse çdo projekt të rishikohej, e deri të bëhej nga e para, ndërsa kostoja e veprave të rritej deri edhe në trefish, siç ndodhi me Tiranë-Elbasanin, sa për një shembull se ka plot, ku s’kishte as studim gjeologjik e ku projekti ishte një paçavure e vërtetë, gjë që solli rrëshqitje masive, bllokime, riaplikime për financim e vonesa pafund…

Sa për rrugët rurale pastaj e kotë të flasim, shumica janë bërë pluhur në pak vite dhe projektet tona, përgjithësisht, bëhen mirë e zbatohen mirë. Por patjetër që ka ende shumë për të përmirësuar nga ana jonë, pasi krahasimi me të kaluarën nuk na mjafton fare, ndërkohë që duam të matemi me standartet europiane dhe prandaj edhe ka plot për të kritikuar edhe sot. Po ama, kantieret e Shqipërisë tanimë kanë vërtetë lezet, kur sheh si projektohet, si punohet e si realizohet një projekt. Për këtë mjafton të duash të shohësh dhe nuk duhet ndonjë dashamirësi e madhe për të bëra dallimin si dita me natën😊/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

1982, kur Vera Grabocka akuzohej për “Modë të Huaj”

Pakujdesi, paaftësi, nepotizëm, shkelje të moralit komunist… Këto janë vetëm disa nga akuzat që kolegët i drejtonin njëri-tjetrit në...

Nuk ishte infarkt/ Ja e vërteta e vdekjes së 50-vjeçarit që tërhoqi zvarrë qenin

Javën e kaluar shkaktoi shumë polemika në rrjetet sociale për shkak se po tërhiqte zvarrë qenin e tij me makinë. Por vetëm disa ditë...

Komunikimi i të rriturve me fëmijët është baza ku ndërtohet edukimi

Nga Lira Gjika Edukimi është ai proçes njohje dhe të mësuari, që fëmija e realizon vetë nëpërmjet modeleve që mjedisi i ofron. Komunikimi i të...

Qëlloi me armë zjarri drejt tyre/ Policia vret një person në Kosovë

Një person është vrarë nga Policia e Kosovës mbrëmjen e sotme pas konfrontimit me këta të fundit. Ngjarja ka ndodhur në Prizren dhe mësohet...

Trump do ta shpallë kandidaten për Gjykatën Supreme më 26 shtator

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do ta shpallë të nominuaren e tij për zëvendësimin e gjykatëses së ndjerë të Gjykatës...

Lajme të tjera

Web TV