Pandemia/Sonila Meço: Media po shpërndan gjendjeje ankthi për shkak të mungesës së transparencës

113 563 lexime

77,354FansaPëlqeje

Gazetarja Sonila Meço shprehet se në pushimet vjetore të këtij viti nuk mundi dot të shkëputet as në distancë mendore e shpirtërore nga lajmi i përditshëm për shkak të situatës së vështirë të pandemisë COVID-19.

Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruan se mediat më të njohura botërore kanë publikuar këto ditë gjetjet e studimeve mbi shëndetin mendor në kohë pandemie, ndërsa në vendin tonë sipas saj ndodh e kundërta.

Gazetarja Meço shprehet se në mungesë të një publikimi me të dhëna thelbësore mbi këtë situatë në Shqipëri, media vihet në fokus si shpërndarëse e një gjendjeje edhe më të fortë ankthi, kur misioni i saj është informimi.

Postimi i plotë:

Në shkëputjen vjetore prej punës aktive në media, ndodh të kapësh veten si shikues, përdorues i saj, duke abstraguar nga bërja televizion përgjatë gjithë vitit.

Në këto pushime, nuk munda dot të shkëputem as në distancë mendore e shpirtërore nga lajmi i përditshëm. Covid-i, prindërit, familja, pasiguria, sekuestrimi i televizionit ku punoj, reagimet e të njohurve, frika globale ndaj një pandemie të pashestueshme…edhe një komunikim i thjeshtë ditor me miq e të afërm bart ankth, emocion negativ, stres, frikë, paranojë. “Iku edhe një nga covid, rrjetet sociale po mbushen me kumte vdekjesh në mosha të reja, krime nga më monstruozet, egërsi në komunikim, agresivitet në reagim, varfëri e tejskajshme, po falimentojnë edhe një media, nuk hapim dot tv e llogaritë sociale se po na shtrëngon kraharori”, këto fraza më shoqërojnë në të vetmin pushim vjetor me familjen time.

Dhe nëse hapni sot, mu bash sot si për rastësi mediat më të njohura botërore kanë publikuar gjetjet e studimeve mbi shëndetin mendor në kohë pandemie. Shoqatat e mjekëve, psikologëve, universitete të njohura po ngrenë alarmin për adresimin tani ndaj situatës psikologjike të shoqërisë kërcënuar njëkohshëm nga izolimi, distancimi social, papunësia në rritje, humbjet ekonomiko-financiare, pamundësia për të balancuar punën me kohë të plotë me mbajtjen e fëmijëve në shtëpi, dhuna e shtuar në familje, bombardimi me lajme të trishta, ankthioze…dhe hapet debat i madh, sepse numri i psikologëve dhe psikiatrëve konsiderohet i ulët edhe në vende të zhvilluara. Nuk e kam statistikën për Shqipërinë, por jam e bindur në rëndimin e shëndetit mendor të një shoqërie të drobitur, lënduar e të pabarabartë në akses shërbimesh e argëtimi.

Lexo edhe :  Bilanci i shifrave, si u fundos ekonomia shqiptare me dy muaj karantinë

Në mungesë të një publikimi me të dhëna thelbësore mbi këtë situatë në Shqipëri, media vihet në fokus si shpërndarëse e një gjendjeje edhe më të fortë ankthi, kur misioni i saj është informimi.
A ka situatë të dalë jashtë kontrolli pandemike?
Ka situatë të shtuar të krimit ordiner e mafioz? Ka varfëri?
Ka mungesë shteti në shërbimet bazike?
Ka luftë të egër jetë a vdekje politike? Ka gjuhë agresive në emër interesash jopublike?
Nëse përgjigjet janë një Po e fortë, nuk shpëtojmë dot duke ulur volumin e televizorit, apo fshehur celularin e lap topin poshtë dyshekut. As thjesht duke i mbushur mendjen vetes se nesër do të jetë më mirë.
Kjo situatë do një organizim të fortë profesionistësh, teknologjie, shteti, në atë pikë sa mos kërkohet më e keqja vetëm tek media, vetëm tek politika, vetëm tek vetja…sepse ndjenjat e pafuqisë, viktimizimit, pasigurisë e pamundësisë i japin një jetë të dytë jo pandemisë së parë, asaj të covid-it, por asaj, që kish krisur këtë shoqëri me pabarazi, emigracion e politizim të skajshëm edhe më herët se corona e mallkuar, pandemisë së shëndetit mendor.

Sisteme të tëra të konsoliduara po dështojnë me provën në ngarkesë. Ne me pasistemet tona, mund të nisim nga e para, me më pak kosto (paradoksale, por e vërtetë), por duhet vullnet, profesionalizëm e një guxim thuajse i marrë për të vënë të aftët, të duhurit në vendin e kohën e duhur. Kështu do ndryshojë realiteti e mund të presim media, politikë, shtet, kulturë e art po aq të mirë a të keq sa shoqëria ku jetojmë.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Maliqi: Rilindja ti lërë lojërat me lista gjysëm të mbyllura dhe pa koalicione

Deputetii i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi ka bërë një mesazh të fortë për popullin nëpërmjet një postimi në "Facebook". Maliqi...

“Paqja kërkon sakrifica”, Meta: Liria dhe të drejtat garantohen përmes shtetit ligjor

Presidenti Ilir Meta ka bërë një shkrim për Ditën Ndërkombëtare të Paqes. Duke cituar thënien e Nënë Terezës që "Paqja mund të arrihet edhe...

Kontrollet në të gjithë vendin/ Gjenden 203 kg kanabis në Fushë-Krujë, arrestohen 22 persona

Ngjarjet e fundit kriminale kanë sjellë një plan të ri masash për Policinë e Shtetit, e cila prej ditësh ka ngritur një sërë pikash...

Balla: Listat 100% të hapura, në zgjedhjet e 25 prillit do të votohen edhe kandidatët

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes, në një komunikim për mediat u shpreh se më 25 prill do të...

Ditën kur Faraoni Ramses II pushtoi Londrën

Muzeu Britanik shfaq me krenari një bust kolosal të Faraonit Ramesses II (2.67 m i lartë, 7.25 ton në peshë), me të cilin Egjipti...

Lajme të tjera

Web TV