Rritja e tensioneve për eksplorimin në det, reagon Turqia: Duam zgjidhje paqësore me Greqinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar tha të mërkurën se Turqia dëshiron zgjidhje përmes dialogut të mosmarrëveshjes me Greqinë mbi kërkimet për naftë e gaz në Mesdheun lindor, por shtoi se Ankaraja do të mbrojë “të drejtat dhe interesat e saj” në rajon.

Turqia dhe Greqia, aleatë të NATO-s, kanë mosmarrëveshje të ashpra në pretendimet e tyre për burimet e mbivendosura energjitike në rajon. Tensionet janë rritur prej momentit që Ankaraja filloi operacionet e kërkimit në një zonë të diskutueshme të Mesdheut të hënën.

Greqia thotë se anija eksploruese e Turqisë, Oruc Reis, po vepron në mënyrë të paligjshme në ujërat që bien në shelfin kontinental të Greqisë, akuza që Ankaraja i ka hedhur poshtë.

Oruc Reis shoqërohej nga anije luftarake turke kur u largua nga porti për në det të hapur.

“Megjithë këtë, ne duam të besojmë se arsyeja do të mbizotërojë. Si në terren ashtu edhe në tryezë, ne jemi për zbatimin e ligjit ndërkombëtar, fqinjësinë e mirë dhe dialogun”, tha ministri Akar. “Ne duam të arrijmë zgjidhje politike me mjete paqësore, në përputhje me ligjet ndërkombëtare”, tha ai.

Ai tha se Turqia do të vazhdojë të mbrojë “të drejtat, marrëdhëniet dhe interesat e saj” në ujërat bregdetare. “Duhet të dihet se detrat tanë janë atdheu ynë blu. Çdo pikë është e çmuar”, tha zoti Akar./VOA/Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

Balluku në Lushnje: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës

Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të vijojë të mbetet i pandryshuar, duke mos rritur kostot e...

Të mungon dikush? Si ta përballosh ndjesinë e vetmisë

Njerëzit janë nga natyra krijesa shoqërore. Shumica e njerëzve dëshirojnë intimitet, shoqëri dhe lidhje të qëndrueshme me të tjerët. Megjithatë, në anën tjetër të...

Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe/ Paralizohet lëvizja në pikat kufitare

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00...

Dita e gjyqit për “portalet”/ Rama: Komision për dezinformimin!

Shqipëria do të ngrejë një Komision Parlamentar për dezinformimin. Ky Komision i Posaçëm parlamentar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, rekomandimet e BE-së...

Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

Rebel Wilson, në një intervistë për People, i tregoi botës e e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo tha se më shumë rreth...

Lajme të tjera

Web TV