Vaksina ruse anti-Covid, eksperti amerikan shpreh dyshime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga dita e parë që COVID-19 u kthye në një problem serioz të gjitha shtetet kanë hyrë në një garë për të zhvilluar sa më parë një vaksinë për këtë virus.

Rusia është shteti i parë që ka deklaruar publikisht se e ka gati atë dhe se ka filluar edhe prodhimin masiv të vaksinës.

Por ajo që pyesin të gjithë është, a do të jetë efikase dhe e sigurt një vaksinë e krijuar pas vetëm 2 muajsh testime.

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci ka dyshime për këtë. “ Të kesh një vaksinë dhe të provosh se vaksina është e sigurt dhe efikase janë dy gjëra të ndryshme. Shpresoj, por kam shumë dyshime dhe nuk kam dëgjuar të ketë prova se vaksina e krijuar nga rusët është e sigurt dhe efikase”, tha Fauci. Deklarata e tij është shkëputur nga një interviste ekskluzive me National Geographic, si pjesë e programit, “Të ndalësh pandemitë”, që pritet të transmetohet të enjten.

Gjithashtu ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn tha për agjencinë e lajmeve Reuters se vaksina ruse nuk ishte testuar mjaftueshëm, dhe se vaksinimi i miliona njerëzve do të ishte i rrezikshëm. “Jam shumë skeptik për atë që po ndodh në Rrusi”, ishin fjalët e Spahn.

Dokumente të zbuluar së fundmi nga Daily Mail tregojnë se vaksina e pagëzuar me emrin “Sputnik”, që Putin i prezantoi botës me krenari është testuar te vetëm 38 persona dhe se efektet anësore të saj kanë qenë të shumta si dhimbje, të vjella etj. Me gjithë skepticizmin disa vende kane nxituar të shfaqin interes për vaksinën ruse, me Izraelin që tha se do ta shqyrtojë atë dhe do të nisë negociatat për ta blerë nëse do ta vlerësojë një produkt serioz. Autoritetet filipinase dhe braziliane pritet gjithashtu të nisin diskutimet me palën rusë lidhur më çështjen./Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV