Vendimi/ Gjykata Federale “gropos” përfundimisht Skënderbeun

113 563 lexime

77,366FansaPëlqeje

Gjykata Federale ka lënë në fuqi vendimin e KAS-it për Skënderbeu. Kështu bardhekuqtë do të vuajnë të plotë dënimin e dhënë nga UEFA me 10 vite përjashtim nga kompeticionet evropiane lidhur me akuzat për trukime ndeshjesh.

Vendimi është bërë publik nga vetë klubi i Skënderbeut nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.  Mësohet se trupa gjykuese përbëhej nga 5 antarë, 3 prej të cilën votuan pro dhe 2 kundra, duke rrëzuar rekordin e klubit korçar.

Skënderbeu bën me dije se po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Sot, më datë 12 Gusht 2020, KF Skënderbeu-t ju bë me dije Vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e kryer ndaj Vendimit të CAS-it datë 12 Korrik 2019.

Pavarësisht argumenteve të pakundërshtueshme të paraqitura në proçes, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimarrje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it.

Në momentin aktual, KF Skënderbeu po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cënon rëndë parimet e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor. Për këtë, informacione të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e vendimit në fjale do të bëhen publike, pasi të jenë kryer të gjitha vlerësimet e rastit.

Pavarësisht efekteve tejet të rënda që ky vendim ka, KF Skënderbeu do të vezhdojë rrugën e tij drejt arritjes sërish të sukseseve historike të mëparshme, të cilat ende sot shërbejnë si model e frymëzim për futbollin Shqipëtar. Puna vazhdon!

Lexo edhe :  “Nëse Basha bëhet kryeministër, a do t’i kërkosh falje?”/Përgjigjia e Topallit

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Shpërndanin heroinë në kryeqytet, arrestohen 4 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme në Kombinat 4 persona për trafikim të lëndëve narkotike. Janë vënë...

Kërcënoi se do vetëvritej me kallashnikov në shtëpinë e vjehrrit, policia jep detaje për arrestimin e 31-vjeçarit

Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Elton Metajt i cili gjatë natës shkoi në shtëpinë e vjehrrit të tj në Zhupan...

Eduart Grishaj surprizon me përzgjedhjen/Tinka Kurti i rikthehet kinematografisë

Regjizori shqiptar Eduart Grishaj ka surprizuar publikun me zgjedhjen e radhës në një prej projekteve të reja filmike që po xhirohet në Theth. Grishaj ka...

I shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 40-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar me iniciale D.K pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh pas një konflikti për...

Ngjarjet kriminale të një jave/ 5 viktima dhe 4 të plagosur

Pesë viktima dhe katër të plagosur është bilanci i ngjarjeve kriminale që tronditën vendin këtë javë. Dy atentate mafioze, dy konflikte të çastit, dhe...

Lajme të tjera

Web TV