Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshje historike për paqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë pajtuar për normalizim të marrëdhënieve, ka njoftuar presidenti amerikan, Donald Trump.

Përmes një deklarate të përbashkët të Trumpit, kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe princit të kurorës në Abu Dabi, Mohammed bin Zayed, liderët kanë thënë se shpresojnë që “kjo pikë kyçe historike do të çojë përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme”.

Ata kanë thënë se si rezultat, Izraeli do t’i pezullojë planet për të aneksuar disa pjesë të pushtuara të Bregut Perëndimor.

Deri më tani, Izraeli nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike me shtetet e Gjirit Arab.

Megjithatë, shqetësimet e përbashkëta për ndikimin rajonal të Iranit kanë ndikuar në kontakte jozyrtare mes tyre.

Si përgjigje ndaj njoftimit të presidentit Trump, Netanyahu ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter: “Ditë historike”.

Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtetet e Bashkuara, Yousef Al Otaiba, ka thënë përmes një deklarate se kjo është “fitore për diplomacinë dhe për rajonin”.

“Ky është avancim i madh në marrëdhëniet arabo-izraelite që ul tensionet dhe krijon energji të re për ndryshime pozitive”, ka shtuar ai.

Kjo është vetëm marrëveshja e tretë për paqe e nënshkruar ndonjëherë mes Izraelit dhe vendeve arabe, prej shpalljes së pavarësisë së Izraelit më 1948.

Egjipi ka nënshkruar një marrëveshje më 1979, dhe Jordani më 1994./Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

Ilnisa Agolli tregon se çfarë e bëri të bjerë në dashuri me Meriton Mjekiqin

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, në TAR, ish-banorja e këtij edicioni Ilnisa Agolli, u shpreh në lidhje...

Tridhjetë vjet nga Masakra e Peshkëpisë në Gjirokastër

“Pas vdekjes së Skëndrebeut Himara, atëherë Himara përfshinte gjithë Labërinë, që nga Rradhima, Lekli, Nivica e Bubari”. ...... “Himara sot është dhe mbetet shqiptare....

Tmerri i një lufte tek “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”

Nga Leonard Veizi Mizoritë e një lufte nuk mund të përshkruheshin më mirë se nga dora e një mendje brilante që ishte instaluar brenda qenies...

Euro bie në rekord historik/ Kursi i këmbimit, 16 prill 2024

Sot, më 16 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.4 lekë dhe shitet 95.4 lekë. Euro sot blihet me 100.3 lekë, ndërsa...

16 prill 1521/ Martin Luter nuk pendohet, mban fjalim në kuvendin e Vormit

Më 16 prill të vitit 1521, Martin Luter arrin në kuvendin e Vormit, ku klerikët shpresonin që ai të pendohej për mosbindjen ndaj kishës....

Lajme të tjera

Web TV