Marrëveshja e Ohrit, bisedimet për paqe pas konfliktit me UÇK-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konflikti vazhdoi në pjesën më të madhe të vitit 2001, ndërsa përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit në gusht të po të njëjtit vit, me çka u avancuan fillimisht të drejtat e shqiptarëve

Konflikti i armatosur në Maqedoninë e vitit 2001 nisi në fillim të vitit, mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe forcave të sigurisë së Maqedonisë. Konflikti vazhdoi në pjesën më të madhe të vitit 2001, ndërsa përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit në gusht të po të njëjtit vit, me çka u avancuan fillimisht të drejtat e shqiptarëve, por edhe bashkësive tjera jo shumicë në vend (turqve, boshnjakëve, serbëve, vllehëve dhe romve).

Negociatat filluan në Shkup, më pas vazhduan në Ohër, ku përfunduan me parafimin e dokumentit, ndërsa i njëjti u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001 në rezidencën presidenciale në Shkup.

Marrëveshja kornizë, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, u nënshkrua mes partive më të mëdha politike në vend dhe përfaqësuesve special të Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Negociatat

Negociatat që zgjatën rreth dy muaj në qytetin e Ohrit, u mbajtën nën patronazhin e presidentit të atëhershëm të shtetit, Boris Trajkovski, ndërsa Marrëveshja u nënshkrua nga ana e liderëve të atëhershëm të partive politike, Branko Cërvenkovski, lider i Lidhjes Socialdemokratike të Maqedonisë (LSDM), Arben Xhaferit, lider i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH), Lubço Gjeorgievski i VMRO-DPMNE-së dhe Imer Imerit nga Partia për Prosperitet Demokratik (PPD).

Nënshkrues të Marrëveshjes, në cilësinë e garantuesve, ishin edhe përfaqësuesi special i BE-së, Fransoa Leotar dhe përfaqësuesi special i SHBA-ve, James Perdue, të cilët morën pjesë në negociatat.

Përgjatë viteve, nga implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, janë miratuar mbi 130 ndryshime dhe plotësime ligjore, prej të cilave pjesa më e madhe janë ligje për mosdiskriminim dhe përfaqësim të drejtë, ndërsa një pjesë e tyre janë në sferën e identitetit, kulturës, arsimit dhe decentralizimit të pushtetit.

Marrëveshja

Marrëveshja është e ndërtuar mbi 5 parimet themelore, të cilat u bashkëshoqëruan me ndryshimet kushtetuese, të cilat konfirmuan shoqërinë shumë-etnike maqedonase dhe ku u sanksionua se shqiptarët janë etni shtetformuese.

Lexo edhe :  Goro del sot para gjykatës, akuzohet për tjetërsimin e dy pronave në Dhërmi

Marrëveshja kornizë synonte zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë maqedonase duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo garantohej përmes përmbajtjes së saj, ku decentralizimi ishte ndër pikat kryesore, pasi siguronte qeverisjen e tyre nga bashkësia më e madhe e popullatës që e përbën .

“Marrëveshja e Ohrit detyron autoritetet e qeverisjes qendrore të garantojnë përfaqësimin e drejtë dhe mosdiskriminimin.” E reflektuar në ligj kjo pikë e marrëveshjes kërkonte që në punësimet në administratën publike të sigurohej përfaqësimi i drejtë i bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe në të gjitha nivelet e punësimit në këto organe.

Përfaqësimi në Gjykatën Kushtetuese kërkohet të bëhet mbi propocionin e përfaqësimit në Kuvend sipas etnive. Shqiptarët që përbëjnë mbi 30 % të popullsisë maqedonase përmes Marrëveshjes së Ohrit iu garantohej e drejta e përdorimit si gjuhë zyrtare, krahas gjuhës maqedonase edhe ajo shqip. Simbolet kombëtare gjithashtu.

Ndërsa Marrëveshja e Ohrit ishte një kontratë juridike, kapitujt e të cilës parashihnin afate konkrete, shqiptarët atje, faktori politik shqiptar, raportet ndërkombëtare, përfaqësuesit e vendeve perëndimore, mediat në mënyrë të vazhdueshme kanë denoncuar se asnjë prej angazhimeve të ndërmarra 14 vjet më parë nuk është realizuar plotësisht.

Punësimet, përfaqësimi në institucione, pushteti vendor, gjuha dhe simbolet kombëtare dhe aq më pak ndalimi i diskriminit nuk u arritën as në mënyrë të kënaqëshme, shkaqe për të cilat shqiptarët janë shpesh në rrugën e protestës, pasi Marrëveshja e Ohrit nuk iu siguroi atë që synonte, qytetarë të barabartë me maqedonasit.

Parimet themelore të Marreveshjes së Ohrit

  1. Ndërrimi i pushteteve vetëm permes zgjedhjeve të lira dhe demokratike
  2. Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë.
  3. Konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase
  4. Ndërtim i shtetit demokratik
  5. Zhvillimi i pushtetit vendor

Përmbajtja e Marrëveshjes së Ohrit

  1. Ndërprerja e armiqësive
  2. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar
  3. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë
  4. Përfaqësim në gjyqesor në propocion me popullsinë

5 Gjuhë zyrtare është edhe gjuha amtare kur popullata është mbi 20%

6 Shprehja e identitetit (përdorimi i simboleve të bashkësise ne zonat ku ata përbëjnë shumicën).

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Rriten temperaturat në vend, në fundjavë rikthehen grimcat e pluhurit nga Saharaja

Gjatë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta që vijnë nga...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët/ Nisin punimet në Lezhë për ndërtimin e kampit

Marrëveshja Shqiptari-Itali e nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia Giorgia Meloni, burime bëjnë me dije se kanë nisur punimet e para të ndërtimit...

Merret VENDIMI / Ja kush është kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Pas tensioneve të larta dhe debateve, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës dhe pasi u shty për në orën 12:00, zgjodhi me 16 vota...

Si ta kuptosh nëse je i/e mirë në shtrat?

Si fillim, ekspertët theksojnë se trajtimi i seksit si një akt ku ka rëndësi performanca mbi gjithçka është shumë e gabuar sepse largon vëmendjen...

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë rajoni dhe a janë në...

Lajme të tjera

Web TV