Shpërthimi në Bejrut, FBI-ja do të marrë pjesë në hetime

113 563 lexime

77,337FansaPëlqeje

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale ka thënë se Byroja Federale e Hetimeve (FBI) do t’iu bashkohet hetuesve ndërkombëtarë në kërkimet rreth shpërthimit vdekjeprurës të 4 gushtit në Bejrut.

Hale ka thënë më 13 gusht se hetuesit e FBI-së do të marrin pjesë në këto hetime, pas ftesës së bërë nga autoritetet e Libanit.

Ai i ka bërë të ditura këto detaje përgjatë një vizite në lagjen e shkatërruar nga shpërthimit të javës së kaluar, që ka lënë të vdekur më shumë se 170 persona dhe ka plagosur më shumë se 6,000 të tjerë.

Si pasojë e shpërthimit, rreth 300,000 persona besohet se kanë mbetur të pastrehë.

“FBI-ja do t’iu bashkohet shumë shpejt hetuesve libanezë dhe atyre ndërkombëtarë, me ftesë të Libanit, në mënyrë që të ndihmojmë në gjetjen e përgjigjeve për pyetjet që e dimë se të gjithë i kanë rreth kushteve që kanë nxitur këtë shpërthim”, ka thënë Hale.

Të fundit

E fejuara e tradhtoi 3 javë para dasmës, dhëndri organizon diçka me shoqet e nuse

E fejuara e tradhtoi tri javë para dasmës me ish-të dashurin e saj. Po t'ju ndodhte ju si do...

Sulmi me thikë në Paris cilësohet akt terrorist, ja çfarë zbardhin hetimet

Policia franceze tha të shtunën se kishin ndaluar një individ i cili besohet të ketë qenë dikur shok dhome me personin që sulmoi dy...

A po provokon Turqia? Droni hedh ngjyrë të kuqe mbi flamurin grek -VIDEO

Në ishullin grek Kastelorizo ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë. Një dron ka njollosur me ngjyrë të kuqje flamurin grek i cili ndodhej pak...

Aksident në Berat, plagoset një vajzë

Mbrëmjen e kësaj të shtune, një aksident është regjistruar në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e kombinatit. Një automjet tip Benz, me targa...

Zjarret në Kaliforni jashtë kontrollit, ushtria zbarkon në rrugë për të menaxhuar situatën

Zjarret vazhdojnë në pjesën veriperëndimore të Shteteve të Bashkuara. Ato kanëshkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 35 njerëzve. Shkencëtarët thonë se këto janë...

Lajme të tjera

Web TV