Vendimi i Gjykatës Federale, presidenti Takaj: Skënderbeu do të mbijetojë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tanimë është bërë zyrtare, pasi është zbardhur vendimi i Gjykatës Federale të Zvicrës për Skënderbeun, e cila ka rrëzuar apelimin e klubit korçar, duke lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (KAS), të marrë më datë 12 korrik 2019. “Vendimi është bërë publik nga vetë klubi korçar nëpërmjet një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Nuk më surprizon ky vendim, mesa duket është e njëjta dorë që na ndëshkoi edhe në shkallët e tjera, – ka deklaruar Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, në një intervistë e cila do të botohet e plotë në numrin e së enjtes së gazetës sportive shqiptare, “Panorama Sport”. – Do të vazhdojmë të luajmë për qytetin dhe tifozët e mrekullueshëm të Skënderbeut.”

“Ata që na kanë dashur gjithnjë dhe kanë sakrifikuar për këtë klub janë motivi jonë”, – ka vijuar kreu i klubit korçar, i cili ka premtuar vazhdimësi përtej pasojave të rënda të vendimit, duke u përgjigjur: “E ardhmja? Nuk i japim llogari askujt se për çfarë do luajmë…!? Pse të tjerët kanë lindur duke shkuar në Evropë…?! Skënderbeu është i Korçës.”

“Nëse unë do të kisha në plan të shkrija klubin dhe të vendosim një emër tjetër për ta nisur nga e para, atëherë do ta kisha bërë me kohë, – ka vijuar Takaj, në intervistën pjesë të së cilës janë botuar në faqen e Internetit të së përditshmes sportive në fjalë. – Unë nuk jam nga ata që dorëzohem. Ashtu siç kam premtuar, do të vazhdoj sërish të jem në krye të klubit. Nuk e braktis Skënderbeun!”

Mësohet se trupa gjykuese që përbëhej prej 5 anëtarësh, 3 prej të cilëve votuan pro lënies në fuqi të vendimit të KAS-it të Lozanës, dhe 2 kundra, duke rrëzuar apelin e klubit korçar. Ndërkohë, Skënderbeu bën me dije se nuk do të ndalet këtu në betejën për drejtësi, pasi po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Lexo edhe :  VIDEO/ Mbetet e hapur gara për vendin e katërt, Atalanta bën “vetëvrasje” ndaj Veronës

Për sa i përket të ardhmes, njoftohet se pavarsisht efekteve tejet të rënda, korçarët do të vazhdojnë rrugëtimin me synim për të arritur suksese të tjera historike. Kujtojmë që klubi korçar u dënua nga UEFA me 10 vite pezullim nga veprimtaritë evropiane si dhe u gjobit me 1 milion Euro, për trukime ndeshjesh.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Njëlloj sikur të mundë miza, elefantin

Nga Artur Ajazi Po të dëgjosh Gazin, Këlliçin, Nokën, apo dhe ndonjë këshilltar të Bashkisë së Tiranës mbrëmjeve në emisionet...

Do përjashtojë Kryemadhin nga partia?/ Meta: Kemi vuajtur pasojat e nepotizmit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi mbrëmjen e djeshme se do të lufojë nepotizmin në parti, duke ngritur aludimet se do të...

Ndryshimet klimatike po kontribuojnë në një rritje të goditjeve në tru

Ndryshimi i shpejtë i kushteve të motit, si dhe çekuilibri i temperaturave globale, për shkak të ndryshimeve klimatike, kanë një ndikim të rëndësishëm në...

Pse Berisha nuk u fut në grupin e PD? Kuvendi i përgjigjet Gazment Bardhit

Kërkesa për rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar të Partisë Demokratike trazoi jo pak ujërat në politikën në fund të javës së shkuar. Gazment...

Zbulohet lëvizja e radhës e socialistëve

Pasditen e së martës, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, do të mbledhë drejtuesit politikë të qarqeve në kuadër të procesit të...

Lajme të tjera

Web TV