COVID-19/Rekord infektimesh, 154 raste të reja, virusi sërish mes bluzave të bardha

113 563 lexime

77,367FansaPëlqeje

Shqipëria ka shënuar ditën e djeshme rekord infektimesh me COVID-19, ku u regjistruan 154 raste të reja për 24-orë.

Ndërkohë virusi prek sërish bluzat e bardha, ku një mjeke në spitalin e Beratit është konfirmuar me koronaviurs.

Mësohet se e infektuar është mjekja në repartin e alergologjisë. Numri i rasteve të reja të infektimeve është shoqëruar me shifra të larta fataliteti, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën prej koronavirusit 5 qytetarë.

Nga Ina Allkanjari

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të ulur shifrat e infektimeve në vend, situata vijon të jetë alarmante. Kur kanë kaluar rreth 5 muaj që nga rasti i parë i evidentuar me COVID-19 në Shqipëri, numri i rasteve të reja të infektimeve vijon të jetë në rritje, i shoqëruar nga shifra të larta fataliteti. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë prej koronavirusit 5 qytetarë, të cilët humbën betejën me “armikun e padukshëm”.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 62-vjeçare nga Tirana, një 63-vjeçare nga Tirana, një 70-vjeçar nga Korça, një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 83-vjeçar nga Pogradeci. Ndërkohë virusi prek sërish bluzat e bardha, ku një mjeke në spitalin e Beratit është konfirmuar me koronaviurs.

Mësohet se e infektuar është mjekja në repartin e alergologjisë, e cila prej disa ditësh kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit që ka rezultuar “pozitiv”. Bëhet me dije se mjekja është karantinuar në banesë dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ndërsa 154 persona janë konfirmuar positivë me COVID-19.

Një numër rekord infektimesh ditore i regjistruar që nga fillimi i pandemisë.  Epiqendra e infektimeve vijon të jetë kryeqyteti, i cili shënon numrin më të lartë të rasteve ditore, për t’u ndjekur nga Durrësi dhe Elbasani.

Konkretisht shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnjë, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.

Ndërkohë, fatmirësisht, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm. Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojnë çdo ditë personat aktivë me COVID-19, që janë të izoluar në banesë.

Ministria e Shëndetësisë i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave: “Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes, sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje”, apelon Ministria e Shëndetësisë. Që prej fillimit të pandemisë, në vend janë kryer 48319 testime në total, nga ku janë konfirmuar 6971 raste pozitive dhe janë regjistruar 213 vdekje.

Humbjet e jetës prej COVID-19 në vend në total, janë: Qarku Tiranë 104, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastër 1.

Lexo edhe :  Shifrat e frikshme/ Mbi 5% e pacientëve u infektuan me Covid në dasma dhe morte

Bashkëpunimi me mjekët italianë

Epiki i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile kanë përfunduar ditën e djeshme misionin e tyre në Shqipëri, ku kanë ofruar eksperiencën e tyre për ekipet e mjekëve shqiptarë në spitalet Covid, si dhe për menaxhimin e organizimin spitalor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, priti në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë ekipin e mjekëve italianë në përfundim të misionit të tyre në vendin tonë, me praninë edhe të ambasadorit të Italisë në Shqipëri, z. Fabrizio Buçi.

“Vetëm nëpërmjet solidaritetit dhe veprimeve të unifikuara do të mund ta fitojmë luftën me virusin e rrezikshëm. Eksperienca juaj në spitalet Covid dhe këshillat konkrete për organizimin spitalor janë të vyera dhe ndihmojnë strategjinë tonë të përgjigjes së sistemit shëndetësor ndaj situatës, me planin e vjeshtë-dimrit që ne kemi përgatitur për të përballuar një rritje të mundshme të numrit të rasteve. Unë jam e bindur se ky mision nuk do të jetë i vetmi, por bashkëpunimi ynë do të vijojë edhe në misione të tjera”, tha Manastirliu.

Mjekët italianë shprehën vlerësimin për ekipin e mjekëve shqiptarë që aktualisht janë në përballje me pacientët e prekur nga COVID-19 dhe u shprehën të gatshëm për vijimin e bashkëpunimit. Ambasadori i Italisë në Shqipëri, z. Fabrizio Buçi, tha gjatë takimit se: “Ky është vetëm fillimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të vijojë”.

Dy javë më parë, Task Forca e Emergjencave Civile italiane, e përbërë nga shtatë ekspertë, erdhi në Shqipëri në mbështetje të vendit tonë në përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID-19.

Grupi i ekspertëve zhvilloi veprimtari konsulence dhe ndihmoi me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid-it.

Grupi përbëhej nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes, e cila është nga Shqipëria. Ndërsa pritet të vijojë bashkëpunimi me misione të tjera për shkëmbimin e eksperiencave mes dy vendeve tona.

Situata në Kosovë dhe Maqedoni

8 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raportojnë autoritetet shëndetësore atje, shifër që e çon në 373 numrin total të viktimave. Në 24 orët e fundit në Kosovë janë realizuar 491 testime dhe janë konfirmuar 193 raste të reja.

Në total, 10988 raste janë konfirmuar në Kosovë, prej tyre 3999 aktive. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 205 pacientë të shëruar, 42 më shumë se një ditë më parë, shifër që e çon në 6616 numrin total të personave që kanë kaluar tashmë COVID-19.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën dy persona. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë realizuar 1848 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 141 persona.

Ndërkohë 175 pacientë janë shëruar nga COVID-19. Sakaq numri në total i personave të infektuar ka arritur në 12357, prej të cilëve numri i të shëruarve është 8662,  ndërsa 532 persona kanë humbur jetën.

Tabelë

COVID-19 – Statistika (13 gusht 2020)

Testime totale              48319

Raste pozitive              6971

Raste të shëruara         3616

Raste aktive                3142

Humbje jete                 213

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              1717

Durrës             377

Shkodër           273

Fier                  134

Lezhë              122

Vlorë               115

Korçë              111

Kukës              92

Elbasan            84

Berat               48

Dibër               38

Gjirokastër      31

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“Ushtari i mirë Shvejk”/Dokle: Kur Shvejk-un e çuan para komisionit psikiatrik

Mjekja e njohur Anila Dokle ka zgjedhur të shpërndajë në rrjetin social "Facebook" një pjesë nga libri "Ushtari i...

Pezullohet pegagogia në SHBA: Uroj që mbështetësit e Trump të infektohen me Covid-19 e të vdesin

Një profesore kolegji në SHBA është pezulluar pasi gjatë një ore mësimi online në internet deklaroi që shpresonte se mbështetësit e Presidentit Trump të...

Rruga ime

Nga Edison Ypi Te Rruga ime fjala më e sikletshme është "puna", zbavitja më e këndëshme është Fejsbuku, filmi më i bukur është telenovela, muzika...

39-vjeçarja humb jetën në klinikën private, procedohet mjeku dhe infermierja

Policia e Korçës ka proceduar në gjendje të lirë dy persona( me detyrë personel mjekësor) pasi akuzohen se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë...

“Vijne nga lart në fluturim dhe më ulen në duar”, tenori i famshëm publikon videon: Ata duan më shumë dashuri!

Tenori i famshëm shqiptar Agim Hushi i cili jeton prej kohësh në Australi ka postuar ditën e sotme në facebook një video shumë interesante. Në...

Lajme të tjera

Web TV