I prekur nga Covid-i/Misteret e vetëvrasjes së 29-vjeçarit në Sanatorium

113 563 lexime

77,334FansaPëlqeje

Vdekjeve nga virusi COVID-19 dje iu shtua edhe një vetëvrasje në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në të cilin po marrin trajtim shëndetësor pacientë që janë të prekur.

Një pacient 29 vjeç nga Durrësi i dha fund jetës në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit, ku ishte shtruar prej katër ditësh. Misteret e vetëvrasjes së Xh.Koçës.

Nga Elvis Myrta 

Spitali “Shefqet Ndroqi”, që prej më shumë se tri javësh është kthyer në spitalin Covid 2, mëngjesin e djeshëm është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një i ri, i infektuar me COVID-19, është hedhur nga kati i 3-të i spitalit, duke i dhënë fund jetës. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Ishte ora 04:30, kur 29-vjeçari, me inicialet Xh.K., është hedhur nga dritarja e spitalit, ku kurohej prej 4 ditësh. Personi i parë që u përball me ngjarjen e rëndë ishte roja i spitalit, i cili lajmëroi menjëherë mjekët e Sanatoriumit.

Mjekët, edhe pse u munduan t’i jepnin ndihmën e parë 29-vjeçarit, nuk mundën ta mbanin në jetë, për shkak të dëmtimeve që kishte marrë në kokë. Nga informacionet e siguruara nga gazeta “Fjala”, mësohet se i riu nga Durrësi ka qenë në gjendje të stabilizuar, për sa i përket sëmundjes.

Përmirësimi i gjendjes së tij shëndetësore nga Covid-i kish nisur që nga momenti që ishte shtruar në spital. Gjithashtu, gjatë kohës që ai ka qenë i shtruar, sipas stafit mjekësor, ai nuk ka shfaqur asnjë problem apo shqetësim.

Pas marrjes së informacionit për këtë ngjarje në spital shkoi edhe policia, e cila menjëherë pasi mbërriti në vendngjarje ngriti një grup hetimor për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan të riun drejt këtij akti ekstrem.

Burime nga grupi hetimor i thanë gazetës “Fjala” se 29-vjeçari dyshohet se e ka ndërmarrë këtë akt ekstrem për shkak të gjendjes së tij të rënduar psikologjike. Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje janë ende në vijim, ndërsa ajo ndodhi një ditë pasi në media pati denoncime nga opozita se në këtë spital nuk kishte barna të mjaftueshme dhe numri i të sëmurëve ishte më i lartë nga sa deklaronte Ministria e Shëndetësisë.

Pas denoncimit, në një reagim për mediat, spitali garantoi se nuk kishte mungesë barnash, por nuk u saktësua nëse raportimi se kishte 150 të shtruar ishte apo jo i vërtetë. Edhe në deklaratën e djeshme pas ngjarjes së rëndë, spitali “Shefqet Ndroqi” i siguroi qytetarët se ofron shërbim shëndetësor me përkushtim dhe profesionalizëm.

Mëngjesin e djeshëm Sanatoriumi ishte vënë në “shtetrrethim”, ku asnjë media apo qytetar nuk lejohej të futej në ambientet e brendshme të tij.

Gazeta “Fjala”, përmes burimeve të saj, mësoi se urdhri për moslejimin e mediave në ambientet e brendshme të Sanatoriumit, tashmë i kthyer në spitalin Covid-2, ishte dhënë menjëherë pasi 29-vjeçari nga Durrësi i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i këtij spitali.

Spitali: Po hetojmë 

Në lidhje me vdekjen e 29-vjeçarit, përfaqësuesit e spitalit universitar deklaruan se i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e qëndrueshme.

“Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. Koça, i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

I riu, i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar”, thuhet në reagimin zyrtar të spitalit.

Për sa i përket zbardhjes së kësaj ngjarjeje në reagimin e tij, spitali “Shefqet Ndroqi”, tha se organet kompetente janë duke kryer hetime intensive. “Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.

Lexo edhe :  Kujtimet e një diplomati italian/Zogu u shkëput nga Jugosllavia për t’u lidhur me Italinë

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë’’, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Mësohet se shumica e të shtruarve te Sanatoriumi janë mosha të reja, 30-45 vjeç. Rastet e shtrimit në spitalin Covid 2 sa vijnë e shtohen, ku vetëm paraditen e djeshme nga ora 10:00-12:00 në këtë spital erdhën tri urgjenca me pacientë të prekur nga koronavirusi.

Numri i pacientëve me COVID-19, vijon të rritet me shifra të frikshme në vendin tonë. Burime bëjnë me dije se edhe në rastet kur tamponi ka dalë negativ, skaneri i mushkërive ka treguar vatra pulmonare, që i konfirmon këta pacientë si të prekur nga sëmundja që ka “pushtuar” botën.

Shullazi letër Metës dhe Ruçit: Në “41 bis” jam izoluar padrejtësisht 

Emiljano Shullazi i cili së bashku me 4 pjesëtarët e grupit të tij prej dy javësh është izoluar në sistemin “41 bis”, përmes avokatit të tij i është drejtuar me një letër presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, të cilëve u ankohet për ligjin e regjimit të posaçëm.

Në letër, avokati Vladimir Meçi ngre pretendimet se ndryshimi i ligjit nr. 8328, bërë në vitin 2018, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”, dhe mënyra e aplikimit të tij, kanë nevojë të rishikohen.

Meçi thotë se ligji është miratuar me ngutje, pa marrë parasysh kritikat e shumta që ai ka pasur edhe në Itali, nga Amnisty International, Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, për shkelje të të drejtës për të pasur trajtim njerëzor dhe proces të rregullt gjyqësor.

“Përveç kësaj, ligji është shkruar keq, ai krijon konfuzion dhe paqartësi për ata që duhet ta zbatojnë, duke mos ndarë kategorinë e personave të dënuar nga kategoria e personave që janë nën hetim apo gjykim, ligji krijon hapësira për keqinterpretime dhe abuzime”, shkruan Meçi.

Më tej ai ka shtuar se klienti i tij, Emiljano Shullazi, është në gjykim për çështje që kanë të bëjnë me kanosje dhe grup të strukturuar kriminal. Avokati i Shullazit thotë se ligji për regjimin e posaçëm ndërhyn në kodin e procedurës penale, duke vënë në diskutim edhe procesin gjyqësor ndaj tij.

Shullazi u vu në regjim të posaçëm më 1 gusht, pasi këtë e kishte urdhëruar ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj më 28 korrik. Kujtojmë se disa ditë më parë SPAK-u, i kërkoi Agjencisë së Administrimit të Pasurive sekuestrimin e ish-hotel Vollgës në Durrës, hotel i cili figuron në zotërim të Shullazit.

Shullazi u arrestua në nëntor 2015, bashkë me kushëririn Blerim Shullazi, nipin Endrit Zela dhe miqtë e tij Gilmando Dani e Endrit Qyqja. Ata u akuzuan për grup të strukturuar kriminal dhe marrje prone me shantazh.

Tre vjet më vonë, Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda i dënoi me 55 vite burg, ku me 14 vite u dënua Emiljano Shullazi. Çështja u apelua dhe aktualisht ende nuk është marrë në shqyrtim, për shkak të konsumimit të mbi 40 për qind të gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit nga procesi i vetingut.

Në trupë janë caktuar gjyqtarë nga apelet e rretheve, por prokuroria dhe avokati i Shullazit ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) të shprehet nëse ata janë gjyqtarë specialë.

Sipas ligjit, ata duhet të japin pëlqimin për monitorimin e pasurisë dhe komunikimeve elektronike, por KLGJ-ja ende nuk është shprehur. Shullazi dhe grupi i tij kanë qëndruar 4 vjet e 3 muaj në paraburgim, në burgun 313, në rrugën “Jordan Misja”.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Vazhdojnë protestat në Bjellorusi, arrestohen dhjetëra persona

Policia bjelloruse ka arrestuar dhjetëra protestues gjatë marshit të 27 shtatorit në Minsk, të organizuar kundër Alyaksandr Lukashenkës dhe...

Bojkoti/Futbollistët e Superiores: Kërkesat tona janë rruga e shpëtimit

Për bojkotin në Superiore kanë reaguar edhe futbollistët e kësaj Kategorie. Ata shprehen se do të vazhdojnë bojkotin derisa të gjendet një rrugë e...

Ambasada shqiptare në Athinë jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët

Ambasada shqiptare në Athinë lajmëron të gjithë qytetarët se ka ndryshuar procedura e aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit. Sipas ambasadës,...

Liga Profesioniste e Futbollit nuk tërhiqet, ja sa do të zgjasë bojkoti

Liga Profesioniste e Futbollit bën me dije se në vijim të vendimit të marrë në mënyrë unanime nga klubet e Kategorisë Superiore bojkoti qëndron...

Video emocionuese/ Shikoni si zhvillohet ora e muzikës në një shkollë të Kumanovës

Mësuesi në videon e mëposhtme është një shembull i patriotizmit për të gjithë shqiptarët kudo në botë. Së bashku me nxënëset e tij, në një...

Lajme të tjera

Web TV