Kaosi në pikat kufitare, reagon ministria e Jashtme: 330 testime në orë për COVID-19

113 563 lexime

77,337FansaPëlqeje

Pas vendimit të autoriteteve greke për të kërkuar vetëizolim 7 ditor dhe çertifikatë të testit negativ për të gjithë shtetasit që kalojnë nga Shqipëria në Greqi duke nisur nga data 17 gusht, gjatë dy ditëve të fundit ka patur një fluks të shtuar qytetarësh në pikat e kalimit kufitare

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se është vënë në kontakt të menjëhershëm me palën greke dhe fillimisht u bë i mundur shtimi i testimeve të kryera në pikat kufitare prej 200 testimesh në orë, ndërsa në këto momente është arritur të realizohen 330 testime në orë.

Testimi vazhdon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria në Greqi, por ministria e Jashtme shton se nga autoritetet greke është premtuar shtimi i mëtejshëm i kapaciteteve testuese në orët në vijim.

Reagimi i plotë i ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme
Pas vendimit të autoriteteve greke për të kërkuar vetëizolim 7 ditor dhe çertifikatë të testit negativ për të gjithë shtetasit që kalojnë nga Shqipëria në Greqi duke nisur nga data 17 gusht, gjatë dy ditëve të fundit ka patur një fluks të shtuar qytetarësh në pikat e kalimit kufitar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është vënë në kontakt të menjëhershëm me palën greke dhe fillimisht u bë i mundur shtimi i testimeve të kryera në pikat kufitare prej 200 testimesh në orë, ndërsa në këto momente është arritur të realizohen 330 testime në orë.

Testimi vazhdon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria në Greqi. Ndërkohë, nga autoritetet greke na është premtuar shtimi i mëtejshëm i kapaciteteve testuese në orët në vijim.

Lexo edhe :  Nuk deklaroi të ardhurat në Rinas, procedohet 63-vjeçari tunizian/ Policia sekuestroi 67 850 paund

Po ashtu, jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vona të natës.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në radhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjenosanitare.

Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshë me palën greke dhe shpresojmë që situata të shkojë drejt një zgjidhje sa më të shpejtë./Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

Pogradec/ Makina del nga rruga, burrë e grua përfundojnë në spital

Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, konkretisht...

E fejuara e tradhtoi 3 javë para dasmës, dhëndri organizon diçka me shoqet e nuse

E fejuara e tradhtoi tri javë para dasmës me ish-të dashurin e saj. Po t'ju ndodhte ju si do të reagonit? Nuk e di për...

Sulmi me thikë në Paris cilësohet akt terrorist, ja çfarë zbardhin hetimet

Policia franceze tha të shtunën se kishin ndaluar një individ i cili besohet të ketë qenë dikur shok dhome me personin që sulmoi dy...

A po provokon Turqia? Droni hedh ngjyrë të kuqe mbi flamurin grek -VIDEO

Në ishullin grek Kastelorizo ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë. Një dron ka njollosur me ngjyrë të kuqje flamurin grek i cili ndodhej pak...

Aksident në Berat, plagoset një vajzë

Mbrëmjen e kësaj të shtune, një aksident është regjistruar në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e kombinatit. Një automjet tip Benz, me targa...

Lajme të tjera

Web TV