Pandemia/ Sërish shifra të larta, konfirmohen 146 raste të reja në 24 orët e fundit

113 563 lexime

77,337FansaPëlqeje

Për 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 146 raste të reja me COVID-19 nga 639 teste të kryera.

Rastet e reja pozitive janë nga: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnjë, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dhe 6 viktima. Në dy spitalet Covid kanë ndërruar jetë një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar dhe 79 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3695, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

Në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ju informojmë se në dy spitalet Covid po vijojnë të trajtohen edhe 14 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid19 dhe aktualisht janë negativizuar, megjithatë vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolleve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm.

COVID-19 – Statistika (14 Gusht 2020)

Testime totale            49151

Raste pozitive              7117

Raste të shëruara         3695

Raste Aktive                3203

Humbje jete             219 (Qarku Tiranë 107, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 2, Berat 1)

Lexo edhe :  Pedagogia Albana Cenollari arrin një tjetër sukses në Francë

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         1747

Durrës         398

Shkodër         278

Fier             145

Lezhë         122

Vlorë         115

Korçë         111

Kukës         94

Elbasan         84

Berat          48

Gjirokastër     31

Dibër          30

Të fundit

E fejuara e tradhtoi 3 javë para dasmës, dhëndri organizon diçka me shoqet e nuse

E fejuara e tradhtoi tri javë para dasmës me ish-të dashurin e saj. Po t'ju ndodhte ju si do...

Sulmi me thikë në Paris cilësohet akt terrorist, ja çfarë zbardhin hetimet

Policia franceze tha të shtunën se kishin ndaluar një individ i cili besohet të ketë qenë dikur shok dhome me personin që sulmoi dy...

A po provokon Turqia? Droni hedh ngjyrë të kuqe mbi flamurin grek -VIDEO

Në ishullin grek Kastelorizo ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë. Një dron ka njollosur me ngjyrë të kuqje flamurin grek i cili ndodhej pak...

Aksident në Berat, plagoset një vajzë

Mbrëmjen e kësaj të shtune, një aksident është regjistruar në dalje të qytetit të Beratit, në zonën e kombinatit. Një automjet tip Benz, me targa...

Zjarret në Kaliforni jashtë kontrollit, ushtria zbarkon në rrugë për të menaxhuar situatën

Zjarret vazhdojnë në pjesën veriperëndimore të Shteteve të Bashkuara. Ato kanëshkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 35 njerëzve. Shkencëtarët thonë se këto janë...

Lajme të tjera

Web TV