Pogradeci, “kryeqyteti” i verës 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pogradeci është një nga pikat më të preferuara turistike, si për pushuesit vendas, por edhe për ata të huaj. Ajo preferohet nga turistët pasi është një ndër zonat e vetme në vend ku mund të kalosh pushimet verore pa i ndjerë shumë temperaturat e larta të stinës dhe të lahesh në ujërat e ëmbla të Ohrit.

Jo më kot edhe vetë diktatori Enver Hoxha kalonte pushimet verore në Drilon të Pogradecit, buzë liqenit.

Por nëse në periudhën e komunizmit, Pogradeci tërhiqte një vëmendje më të madhe gjatë pushimeve të diktatorit, duke e transformuar për pak ditë edhe në kryeqendrën e vendit, ajo çfarë ka ndodhur këtë verë e ka kthyer qytetin liqenor në “kryeqytetin” e vendit.

Nuk bëhet fjalë për vendime qeveritare apo pushime të drejtuesve të vendit, por Pogradeci ndryshe nga vitet e kaluara është kthyer këtë verë në epiqendrën e kronikave të lajmeve. Të mira, apo të këqija qofshin ato, lajmet që vijnë nga Pogradeci kanë lënë totalisht në hije edhe Tiranën apo Durrësin që këtë vit duket se është braktisur ndjeshëm nga turistët.

Gjithçka nis me koronavirusin, ku Pogradeci rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve pasi u shënua si një ndër të parat zona jeshile dhe për këtë arsye shumë shpejt u kthye edhe në qendrën numër 1 të prenotimeve për sezonin veror.

Por nuk kaluan shumë ditë dhe nga dyndjet e shumta të vizitorëve, por edhe për shkak të lëvizjeve të banorëve të këtij qyteti filluan të dalin edhe rastet e para me koronavirus, ndër të cilët edhe tre shtetas gjermanë. Fatkeqësisht pak më vonë dolën edhe lajmet për humbje jete për shkak të COVID-19.

Lexo edhe :  Për sa vite mund të qëndrojnë gjallë njerëzit? Shkenca tregon përgjigjen befasuese

Duke qëndruar tek lajmet e mira në Pogradec në mesin e muajit qershor u fotografua një breshkë e rrallë, zhgualli i së cilës reflekton ngjyra të ndryshme.

Por lajmet e bukura për turizmin shumë shpejt do t’ia linin vendin kronikës së zezë, fillimisht me raportime të rëndomta që vinin nga Operacioni Forca e Ligjit që i kërkonte llogari të fortit të cilësuar si “Korua”, apo edhe goditje të grupeve të klandestinëve nga Palestina.

Ndodhitë që do të pasonin më tej në qytetin e Pogradecit nuk mund të cilësohen thjesht si kronika lajmesh, por si ngjarje tmerri dhe horrori.

Më 2 gusht në një prej hoteleve më të frekuentuar në zonën e Volerkës qëllohet me armë. Një ngjarje e rëndë, por që nuk ka të krahasuar me tmerrin që përjetuan pushuesit e këtij hoteli mëngjesin e datës 8 gusht, ku rreth 100 plumba u derdhën në drejtim të tyre.

Por kjo ngjarje, fatmirësisht, kaloi pa viktima.

Horrori i vërtetë ndodhi vetëm dy ditë para kësaj ngjarje, në fshatin Buçimas të Pogradecit. Më 6 gusht një 44-vjeçar me probleme mendore i mori jetën në mënyrë makrabre nënës së tij, duke i varur kokën në derën e shtëpisë. E gjithë ngjarja ndodhi në sy të vajzës së tij 15-vjeçare./Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

VIDEOLAJM/ Ndodh edhe kjo! Deputeti i PD shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon…

Ndodh edhe kjo! Deputeti i PD, Asllan Dogjani ka shkuar në Kuvend me çadër plazhi. Veprimi vjen si kundërpërgjigje...

EMRI/ Jaht 300 mijë euro dhe 97 makina, ky është biznesmeni trafikant në Shkodër

Prokuroria e Shkodrës, ka sekuestruar pasuritë e biznesmenit Ago Gjolaj, i akuzuar për “Pastrim të Produkteve të veprës penale”. Ago Gjolaj, dyshohet se merret me...

Dimër në pranverë/ Rikthehet dëbora në zonat malore, probleme në disa akse

Situata e motit të paqëndrueshëm, ka bërë që zona veri-lindore e vendit, të përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore. Në lartësitë mbi 700 metër, reshjet...

Brian Austin Green ndan sekretin e tij për bashkë-prindërimin me Megan Fox

Aktori i ‘Beverly Hills, 90210’ tregoi se ka një sekret për ndarjen e detyrave prindërore pas ndarjes me ish-bashkëshorten Megan Fox. Së pari,...

Ja si do bëhet rritja e pensioneve dhe plani që po ndiqet për ndryshimin e moshës

Astrit Hado, drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka folur për skemën e pensioneve në Shqipëri dhe problematikat që hasin të moshuarit....

Lajme të tjera

Web TV