Radha kilometrike dhe kaosi në Kakavijë, reagon ashpër Presidenti Meta

113 563 lexime

77,334FansaPëlqeje

Pas situatës kaotike, vuajtjes në mes të vapës dhe radhës kilometrike me të cilën përballen prej gati 48 orësh shqiptaret që duan te kthehen ne Greqi, reagon ashper Presidenti i vendit, Ilir Meta.ilir meta

Duke postuar pamje nga çfarë po ndodh në këtë pikë të kalimit kufitar me Greqinë, radhën pafund të automjeteve dhe shqiptarëve që po torturohen në pritje, Meta i bën thirrje të fortë Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

“Të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit”- thekson Meta, duke shtuar se “Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!”

Mesazhi i Metës

Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19.

I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit. Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!

Të fundit

Bojkoti/Futbollistët e Superiores: Kërkesat tona janë rruga e shpëtimit

Për bojkotin në Superiore kanë reaguar edhe futbollistët e kësaj Kategorie. Ata shprehen se do të vazhdojnë bojkotin derisa...

Ambasada shqiptare në Athinë jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët

Ambasada shqiptare në Athinë lajmëron të gjithë qytetarët se ka ndryshuar procedura e aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit. Sipas ambasadës,...

Liga Profesioniste e Futbollit nuk tërhiqet, ja sa do të zgjasë bojkoti

Liga Profesioniste e Futbollit bën me dije se në vijim të vendimit të marrë në mënyrë unanime nga klubet e Kategorisë Superiore bojkoti qëndron...

Video emocionuese/ Shikoni si zhvillohet ora e muzikës në një shkollë të Kumanovës

Mësuesi në videon e mëposhtme është një shembull i patriotizmit për të gjithë shqiptarët kudo në botë. Së bashku me nxënëset e tij, në një...

Lëkundet sërish Shqipëria, ja ku ishte epiqendra

Prej disa ditësh Shqipëria ka ndjerë lëkundje të ndryshme. Një tërmet 3 ballë është shënuar në orën 16:43 në afërsi të qytetit të Fierit. Nga...

Lajme të tjera

Web TV