Radhët e gjata në Kakavijë tensionojnë situatën, qytetarët bllokojnë rrugën

113 563 lexime

77,334FansaPëlqeje

Situatë e tensionuar paraqitet ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në të cilën janë krijuar radhë thuajse 20 kilometra.

Emigrantë shqiptarë që presin të kthehen në Greqi, prej orësh tashmë janë bllokuar në trafikun e krijuar, duke sjellë një situatë të tensionuar paraditen e sotme.

Ata kanë zbritur nga mjetet dhe kanë bllokuar rrugën, teksa kërkojnë që të kalojnë kufirin.

Qytetarë të shumtë e kanë gdhirë natën në kufi, pas mbylljes së pikës së kalimit në orën 22.00. Kjo ka bërë që në shenjë proteste ditën e sotme të bllokojnë rrugën, duke mos lejuar asnjë mjet që të kalojë.

Po ashtu ata kanë debatuar me policinë kufitare, duke kërkuar zgjidhje.

Këto ditë është shtuar fluksi i kthimit të emigrantëve, pasi duke nisur nga data 16 gusht të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Greqi, duhet të bëjnë një javë karantinë.

Shkak për vonesat bëhet edhe tamponi që ju merret udhëtarëve në Kakavijë, për të zbuluar nëse janë prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë hyrjet në shtetin grek nëpërmjet pikave të kalimit në Kakavijë dhe në Kapshticë janë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sërish luftime të ashpra mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Prej 30 vjetësh zien konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorni Karabakut. Tani sërish kanë filluar luftimet,...

“Më shpejt seç e kishim menduar”/ Paralajmërimi i fortë i ekspertëve për valën e dytë të pandemisë

Numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia e koronavirusit, në mbarë botën, i është afruar shifrës prej një milion. Pothuajse 33 milionë persona janë...

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Trump zbulon prapaskenat: Hoti dhe Vuçiç u përqafuan (Video)

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka zbuluar një prapaskenë nga marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.  Në rolin e ndërmjetësit në këtë marrëveshje, ai u...

Horoskopi javor, 28 shtator – 4 tetor 2020

Dashi Puna: Java do të jetë e favorshme për një ekuilibër të arritjeve tuaja të mëparshme profesionale. Ata që ndihen të pakënaqur do të jenë...

Nga vjedhja e varreve deri tek lufta ndaj shtetit/ Të pathënat e Pablo Escobar

Pablo Emilio Escobar Gaviria lindi në qytetin Medejin te Kolumbisë më 1949. I biri i një fermeri dhe një mësuese të shkollës fillore, Pablo...

Lajme të tjera

Web TV